Loja e rrezikshme antishqiptare, që Rama po përgatit në Vlorë!

Loja e rrezikshme antishqiptare, që Rama po përgatit në Vlorë!

15:33, 15/02/2019
A+ Aa A-

 

Mbrëmë në daljen e tij televizive, kur u pyet nga Sokol Balla, se ku do të ishte paraditen e të Shtunës ndërkohë që në Tiranë dhe pikërisht përballë zyrës së tij, do të zhvillohet një protestë e madhe, Rama dha një përgjigje ‘mëkmëkëse’.

Tha fillimisht, se zakonisht të shtunave nuk shkonte në zyrë, pastaj se do të vazhdonte axhendën e takimeve nëpër Shqiëri, i cili edhe këtë herë (kur ka protesta në Tiranë) paska rastisur, që do të bëhen sërish në Vlorë ku është edhe deputet.

Por duket se për gjatë gjithë natës, ka marrë informacionin e duhur për pjesëmarrjen historike ditën e nesërme të shqiptarëve në shesh kundër tij dhe nga frika që karakterizon zakonisht në këto raste, ka kaluar në një fazë tjetër; atë për të marrë masa për vetëmbrojtje.

Pasi ka shtuar në kufijtë e një shteti policor demonstrimin e uniformave blu,  bllokimin e rrugëve, mjeteve, hoteleve (madje po bëjnë terror dhe kontroll, edhe për kosovarë) dhe deklaratat kërcënuese të ministrisë së Brendshme, ka vendosur që së bashku me ministrat e tij të instalohet në Vlorë.

Por jo për takime me popullin, siç mashtroi mbrëmë, por për të organizuar një kundër-protestë.

Tashmë është vënë në veprim plani malinj, që ditën e nesërme të mblidhen në sheshin e Flamurit të gjithë militantët e PS-së dhe të punësuarit në administratë, nga Tirana në Sarandë.

Duket se Edi Rama ka dhënë kushtrimin; mblidhuni se mi i morën të gjitha.

Me këtë anti-protestë ndaj popullit shqiptarë, Edi Rama, të kujton përpëlitjet e fundit të Ramiz Alisë që mobilizoi shoqatën e Enverit në Jug, e cila kërcënonte se do të pushtonte Tiranën e përfshirë nga vrulli dhe entuziazmi i trokitjes së demokracisë.

Pasi ka kaq kohësh që po punon fortë dhe më në fund e nxori edhe kokën publikisht, për ndarjen e Kosovës dhe posaçërisht të Mitrovicës së Veriut, tashmë nën panik po luan rrezikshëm edhe lojën e ndarjes së Shqipërisë duke e vendosur ‘kufirin’ (ne dhe ata) Shkumbin e poshtë.

Njësoj siç bëri banditi famëkeq Zani Çaushi në vitin e zi 1997, i cili e vendosi kufirin dhe doganën te Ura e Mifolit.

Ka lëshuar Tiranën me të gjithë ministrat dhe po mbledh me autobusë të gjithë administratën në Vlorë, për të bëre anti-miting kundër popullit të tij të pakënaqur, nga Vermoshi në Konispol.

Kjo lojë e rrezikshme përçarëse që Rama po përgatit në Vlorë kundër popullit, ka vetëm një emër; Antishqiptare!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

patrioti16/02/2019 08:55

Uroj me gjithe shpirt qe nje palaco si ky kryeminister te mos na e ndyje simbolin e pavarsise se Shqiperise e kam besim te Vlora patriote

Ay16/02/2019 00:57

Ky qelb I pashembullt qe e ka emrin edzi brima eshte si kanceri qe duhet operuar shoejt. Kush do ti shkoje ati ne vlore? Vjen w pallone I biri pederasta i sorrosit e i duket vetja trim me shqiptaret keti plehere qe ka shitur bythen te vete djalli. Protesta nuk duhet te ndalet me nje dite se nuk ka kuptim.

Skrapari15/02/2019 18:28

Nuk ka ku shkon vetem andej nga ka dale ose ne veren e Lindes. Fundi i tij do te jete sic e meriton. Lul Basha dhe Mona ti therasin mendjes nuk ka terheqje pa hequr zvare Edvin Kelliren neper rruget e kryeqytetit

Gramoz15/02/2019 17:42

Vlora kurre nuk i ka dashur horrat dhe bukshkalet si ky pis burre, qe per fatin e keq te shqiptareve, aksidentalisht u be kryeminister. Ishin stundentet sy shqiponje vlonjate ata qe e bene per uje te ftohte kete surratbajge, populli i Vlores vuan njesoj si i gjith vendi horrlliqet dhe grabitjet qe ju ben ç'do dit kjo qeveri e felliqur dhe e zhytur keq ne batakun e korrupsionit, prandaj populli i Vlores do dije ti japi pergjigjen e merituar ketij horr horri qe ka qelbur gjith vendin.

Shto koment

Denonco