Rama shqetësohet për mitingun në Vlorë, shkruan në Twitter

Rama shqetësohet për mitingun në Vlorë, shkruan në Twitter

14:38, 15/02/2019
A+ Aa A-

Kreu i qeverisë ka nisur t'i drejtohet sot edhe personalisht, qytetarëve, që t'i bashkohen takimit që do të mbajë nesër në Vlorë, një kundërpërgjigje e tij ndaj protestës kombëtare të drejtuar nga opozita në Tiranë; mirëpo, duket se boja që i derdhën dje në fytyrë nuk i është hequr nga mendja...  

"Mos na bëni reklamë, aman të keqen, se i thonë Vlorë dhe s'kemi ku ulim njerëzit" shkruan Rama në Twitter, vetëm pak minuta pasi ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi ankthin që po u shkaktonte punonjësve të administratës për t’i dërguar me zor në Vlorë. Dhe më pas, i kthehet sërish asaj historisë së "bojës":

"Na qenkan shqetësuar andej nga Mavroboja për takimin e Vlorës nesër, - komenton Rama, denoncimin e Berishës. -  Presion i madh për t'i sjellë njerëzit në miting thonë. S'është miting, o mavri me bojë, po dialogu qytetar “Bashkia që duam”, prandaj mos na bëni reklamë aman të keqen, se i thonë Vlorë dhe s'kemi ku ulim njerëzit”./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco