Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Njeriu i Merkelit-Ramës: Nëse doni BE, stop blerjes së votave në zgjedhje

Njeriu i Merkelit-Ramës: Nëse doni BE, stop blerjes së votave në zgjedhje

13:39, 15/02/2019
A+ Aa A-

Ministri gjerman Christian Schmidt, Reporteri për Shqipërinë i CDU/CSU në Bundestagun gjerman, një ditë para protestës së opozitës, i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare se 'matës për hapat e mëtejshëm drejt BE do të jenë zgjedhjet lokale së afërmi. Ato duhet të mbahet të lira dhe pa blerje votash.'

Po ashtu, i ka tërhequr vëmendjen se para gjykatës duhet të japin llogari, kapobandat e kriminalitetit të organizuar dhe jo vetëm “peshqit e vegjël”.

Christian Schmidt tha: "Rruga drejt anëtarësisë në BE eshtë plot sfida. Qeveria e sotme duhet të dëshmojë se është në gjendje të respektojë parlamentin dhe pavarësinë e gjyqësorit.

Rruga e nisur me vetingun po jep frutet e para. Por duhet avancuar në mënyrën e duhur pasi ka shumë për të bërë. Në mënyrë të veçantë duhet të japin llogari para gjykatës, kapobandat e krimit të organizuar dhe jo vetëm “peshqit e vegjël”.

Matës për hapat e mëtejshëm drejt BE do të jenë zgjedhjet lokale së afërmi. Ato duhet të mbahet të lira dhe pa blerje votash. Kjo kërkon transparencë nga qeveria e partia në pushtet përkundrejt opozitës dhe zgjedhësve. Unë i uroj sukses të gjitha forcave të angazhuara për një Shqipërinë në BE".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

.15/02/2019 14:50

me ke tallen keta ? kane filluar edhe neper vitet e para te gjimnazit te kercenojne dhe te dergojne te rinj te emer te partise ? po keto si do ti vertetojne keta ? ore me ke tallen keta, duan te instalojne komunizem duke na shantazhuar nga cdo ane, cfare u dukemi ne ?

Shto koment

Denonco