FOTO/ Përshëndetje nga Mynihu!

FOTO/ Përshëndetje nga Mynihu!

13:06, 15/02/2019
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka publikuar një fotografi në Facebook me një përshëndetje për të gjithë ndjekësit e tij: “Përshëndetje nga Mynihu, në prag të Konferencës për Sigurinë!’, shkruan ai.

Meta, me ftesë të Kryetarit të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Ambasadorit Wolfgang Ischinger, do të marrë pjesë në Konferencën që organizohet, më 15-17 shkurt 2019.

Në këtë edicion të 55-të të Konferencës, pritet që të diskutohen dhe debatohen qëndrime lidhur me zhvillimet aktuale botërore, sfidat e rendit liberal botëror, multilateralizmi, marrëdhëniet transatlantike e kërcënime e reja për paqen dhe sigurinë në botë.

Konferenca ka si objektiv kryesor ndërtimin e besimit dhe gjetjen e zgjidhjeve paqësore për konfliktet.

Gjatë pjesëmarrjes në Konferencë, Presidenti Meta do të takohet me homologë e personalitete pjesëmarrëse.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco