Kush është kundër ndarjes së Kosovës/ Albin, Ramush, Is, ja përse nesër duhet të jeni në Tiranë!

Kush është kundër ndarjes së Kosovës/ Albin, Ramush, Is, ja përse nesër duhet të jeni në Tiranë!

10:41, 15/02/2019
A+ Aa A-

“Si nuk do u diskutoka kufiri mes Kosovës dhe Serbisë? Do diskutohet që ç’ke me atë punë”. Kjo ishte një nga deklarata që lëshoi mbrëmë te emisioni i Sokol Ballës dhe që shënjoi njëkohësisht  “nxjerrjen e kokës” të Edi Ramës, për rolin e tij në ndarjen e Kosovës.

Tashmë e kemi me zë dhe figurë që kryeministri i Shqipërisë, po punon për një plan që synon copëtimin e shtetit të dytë shqiptarë dhe që çon ujë, në hullinë e Serbisë dhe të presidentit Vuçiç.

Në këtë situatë ditën e nesërme opozita këtu në Shqipëri, ka ftuar shqiptarët e Shqipërisë që të pushtojnë sheshet e kryeqytetit për të rrëzuar Edi Ramën, si kryeministër të korruptuar, i lidhur me krimin e organizuar, si blerës dhe manipulator votash, e mbartës i shumë “të zezave” të tjera që qytetarët i heqin çdo ditë në kurriz.

Po në gjithë këtë listë që ka parashtruar opozita si arsye për largimin e Edi Ramës, mungon një kauzë madhore. Ose të paktën, ende nuk po artikulohet shumë fortë dhe qartë nga lidershipi, që ka thirrur shqiptarët në protestë; Edi Rama duhet larguar, edhe si një rrezik potencial për copëtimin e Kosovës.

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, këtë duhet ta artikulojnë qartë dhe fortë. Por jo vetëm kaq; duhet të ftojnë në këtë protestë të madhe të 16 Shkurtit,  gjithë faktorin politik kosovar, që është kundër planit Vuçiç-Thaçi-Rama. Dhe nuk është vetëm Ramush Haradinaj, Albin Kurti, Isa Mustafa dhe forcat politike që ata drejtojnë, por 90% e shqiptarëve të Kosovës!

Nesër ata duhet të jenë në Tiranë, sepse largimi i Edi Ramës nga skena politike është njëkohësisht një fitore, për sovranitetin e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

i deleguari15/02/2019 11:15

Absolutisht e domosdoshme te ftohen shqipetare nga te gjithe trevat e nga te kater anet e botes,por vini re .Qofte Basha,qofte te tijet (Paloka mbreme tek Klan),thone se "na e ka kerku poplli protesten" ,keshtu qe perderisa poplli kosoves nuk ja ka kerku ,kta nuk e thrrasin. E habitshme , e hidhur edhe as shpresdhenese! "Po nqse deshton opozita",u pyet mbreme Edi Paloka?! pergjigja ishte se atehere keni deshtuar edhe ju. Sic duket Rama i ka budallallepsur te gjithe. Nje keshille per Paloken. Meqe nuk e lene te hyje ne parlament,ta mbushi stilografin e ti sperkasi me boje qe tek dera perjashta,se pune tjeter zorr se ben dot .! Se fundi, suksesi i protestes,sic thon tironsit:_"Ene n'mos qoft,u sajoft"

t15/02/2019 11:12

Bravo!

Shto koment

Denonco