Tabaku, derë më derë: Të shtunën të dalim për lirinë tonë

Tabaku, derë më derë: Të shtunën të dalim për lirinë tonë

10:12, 15/02/2019
A+ Aa A-

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, nuk e ka ndalur hapin për të ftuar sa më shumë qytetarë në protestën e 16 Shkurtit.

"Derë më derë të banorëve dhe bizneseve të njësisë 8, - thotë Tabaku. -  Të shtunën më 16 shkurt protestohet për taksat e larta, për çmimin e energjisë dhe jo vetëm kaq. Protestohet për të sjellë edhe një herë shpresën e vrarë vazhdimisht nga kjo mazhorancë. Të shtunën dalim për lirinë tonë dhe për të ardhmen e gjithësecilit prej nesh. Jemi ne që vendosim të ardhmen.

Protestojmë për të jetësuar parimin e qytetarëve të barbartë përpara ligjit; janë dënuar njerëz pse nuk kanë paguar energjinë elektrike dhe nuk po dënohen ato që kapen duke drekuar me të inkriminuar. Kjo kulturë pandëshkueshmërie, kjo kulturë e skllavërimit dhe përçudnimit moral duhet të zhbëhet. Na takon ne që të përkushtohemi në krijimin e një vendi që respekton barazinë përpara ligjit dhe ndërton institucionet.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco