VIDEO/ Protesta e Opozitës, Xhixho: Të shtunën nuk do të ketë xhiro në bulevard

VIDEO/ Protesta e Opozitës, Xhixho: Të shtunën nuk do të ketë xhiro në bulevard

23:38, 14/02/2019
A+ Aa A-

E ftuar në “Natë me Xhaxhiun”, nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Eirsa Xhixho,  ka komentuar atë çka pritet të ndodhë në protestën e së shtunës në Tiranës.

Sipas asaj, nuk ka alternative tjetër, veçse qëndrimit para kryeministisë deri në rrëzimin e qeverisë.

“Besoj fort se Basha ka një presion të madh popullor për të mos përsëritur më marrëveshje të tilla si ajo e 17 majit. Por unë nuk mbaj përgjegjësi për Partinë Demokratike por për LSI-në. Dalja jonë në opozitë ishte vullnetare sepse erdhi në një kohë kur Rama na lutej që të vazhdonim koalicionin. Kështu që ne kur e japim fjalën e mbajmë”, u shpreh Xhixho.

Numri dy i LSI-së tha se nuk do të ketë protestë të dhunshme, nuk do të ketë fjalime politike, nuk do të ketë flamuj politikë sepse sipas saj, qytetarët do të ndjehen të lirë për të protestuar kundër të keqes më të madhe që drejton qeverinë dhe që është Edi Rama.

Sipas Xhixhos, të shtunën nuk do të ketë xhiro nëpër Bulevard, por kjo do të jetë një vendimmarrje që sipas saj, do ta marrin qytetarët dhe do të vendoset aty.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco