'Rama po e çon vendin drejt një konflikti civil, demokracia të ruhet me forcë'

'Rama po e çon vendin drejt një konflikti civil, demokracia të ruhet me forcë'

22:57, 14/02/2019
A+ Aa A-

Duke folur rreth asaj çka mund të ndodhë në protestën e 16 shkurtit dhe gjatë ditëve në vijim, analisti Mark Marku e sheh situatën të tensionuar, dhe thotë se vendi mund të shkojë drejt një konflikti civil.

“Patjetër që do vriten njerëz, për një shtet normal do vriten. Rama po e çon vendin drejt një konflikti civil.

Thuhet në të gjitha manualet demokratike, në sfond qëndron frika e dhunës. nëse do të vazhdojë kështu, nuk e di nëse do të ndodhë në protestën e opozitës apo pas dy javëve, po ne po shkojmë drejt një konflikti civil dhe dhune.

Ne i dimë milionat e eruove që po mblidhen për të blerë votën. Normalisht po shkojmë drejt dhunës, ose drejt diktaturës së Venezuelës ose drejt shpërthimit.

Po këtu do të shkojmë. Këta nuk e thonë dot se janë politikanë.

Nëse ua mohon qytetarëve ndryshimin. Nëse nuk bëhet atë ditë dhuna do shpërthejë më keq pas 5 muajsh.

Ekziston një mundësi, unë e shikoj si një skenar jo të mirë, që të bëhet një tip rrëmuje aty se do shpërthejnë qytetarët aty, dhe kjo të bëjë një shtendosje të situatës. Demokracia duhet të ruhet me çdolloj force, edhe me dhunë”, është shprehur Marku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco