Bojatisja e Ramës, jehonë në mediat britanike: Si e shprehën ‘dashurinë’ deputetët shqiptarë

Bojatisja e Ramës, jehonë në mediat britanike: Si e shprehën ‘dashurinë’ deputetët shqiptarë

22:42, 14/02/2019
A+ Aa A-

Spërkatja me bojë e kryeministrit Edi Rama nga deputeti demokrat Edi Paloka ka bërë jehonë edhe në mediat e huaja prestigjioze ndërsa videoja është bërë virale në internet. “ITV” një prej televizioneve më të mëdha në Britaninë e Madhe ka bërë ironi me atë që ndodhi në parlamentin shqiptar.

“Teksa politikanët britanikë kanë ndarë poemat e Ditës së Shën Valentinit me njëri-tjetrin në Dhomën e ulët, ligjvënësit e Shqipërisë kanë shprehur ndjenjat e tyre krejt ndryshe. Një mbledhje e parlamentit shqiptar u pezullua pasi një politikan opozitar, Edi Paloka, i hodhi bojë kryeministrit të vendit.

Incidenti ndodhi përpara se ligjvënësit të votonin mbi memorandumin për të lejuar që Maqedonia e Veriut e sapoemëruar të bashkohet me NATO. Qeveria e majtë u akuzua për korrupsion gjatë debatit, por kryeministri Edi Rama i mohoi akuzat. Në këto moment u hodh bojë mbi të. Pamjet tregojnë se deputetin e nxjerrin jashtë nga salla ndërsa kreu i qeverisë qëndronte në karrige i lyer me bojë” – shkruan ITV.

Më serioze është Fox News që raporton se deputeti i opozitës u përjashtua për 10 ditë pasi hodhi bojë mbi kryeministrin. Akti erdhi pas akuzave për korrupsion në një seancë kur do të votohej hyrja e Maqedonisë së veriut në NATO. Sipas Fox News që u referohet agjencive të lajmeve, akti i deputetit të opozitës erdhi pas disa ofendimeve nga ana e kryeministrit. Të njëjtat burime citojnë edhe policinë sipas së cilës bëhet fjalë për një përgatitje kimike dhe hetimet penale që kanë filluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco