Marku: Më mirë demokraci me dhunë se sa diktaturë me heshtje

Marku: Më mirë demokraci me dhunë se sa diktaturë me heshtje

22:33, 14/02/2019
A+ Aa A-

'Më mirë të mbajmë demokracinë me dhunë se sa diktaturën me heshtje'.

Kështu mendon analisti Mark Marku. I ftuar në “Opinion” ku po diskutohet për protestën e së shtunës, 

Marku është shprehur se pakënaqësia në popull është shumë e madhe dhe nëse opozita zgjedh ta kalojë protestën në heshtje, do të jetë populli që do të reagojë.

'Më mirë të mbajmë demokracinë me dhunë se sa diktaturën me heshtje.

Në popull po zjen pakënaqësia dhe nëse kjo protestë kalon në heshtje nga opozita do jetë populli që do marrë në dorë fatet e tij, qoftë edhe me dhunë.

Nuk ka formë tjetër për të mbrojtur demokracinë në këto kushte përballë kësaj qeverie arrogante. Ka dy muaj që Franca bën protesta të dhunshme. Nuk e akuzon njeri opozitën aty se do të marre pushtetin me dhunë.

Kjo nuk quhet marrje e pushtetit me dhunë por një forme e protestës së ashpër. Që opozita të protestojë në mënyrën më të ashpër te mundshme, siç ndodh ne Francë, absolutisht jam dakord që ta bëjë dhe e mbështes', është shprehur analisti Marku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco