FOTO/ Skandaloze, kosovari si ministër i Jashtëm, nuk denjon të festojë pavarësinë

FOTO/ Skandaloze, kosovari si ministër i Jashtëm, nuk denjon të festojë pavarësinë

22:10, 14/02/2019
A+ Aa A-

Ambasada e Kosovës në Tiranë sonte ka organizuar pritje me rastin e 11 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë ngjarje, e cila organizohet çdo vit nga ambasada kosovare, kanë marrë pjesë shumë personalitete nga jeta politike dhe shoqërore e Shqipërisë.

Mirëpo, ajo që bie në sy për të keq është mungesa e ministrit të Jashtëm në detyrë të Shqipërisë, Gent Cakaj.

Ministri Cakaj, i cili është nga Kosova, nuk ka marrë pjesë në këtë ngjarje, gjë që e thyen traditën e mëhershme.

I pranishëm ka qenë ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Edhe në ceremonitë e mbajtura viteve të kaluara nga ambasada e Kosovës në Tiranë, ministrat e Jashtëm të Shqipërisë nuk kanë munguar asnjëherë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco