Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Rama jashtë kontrolli, sulmon ashpër ‘Zërin e Amerikës’, janë skandalozë …

Rama jashtë kontrolli, sulmon ashpër ‘Zërin e Amerikës’, janë skandalozë …

21:58, 14/02/2019
A+ Aa A-

Pas bojatisjes ne Kuvend, Edi Rama ka dale nga kontrolli.

Ai mbremjen e sotme ka sulmuar median prestigjoze 'Zëri i Amerikës\, në lidhje me lajmet e publikuar së fundi nga ata që implikojne qeverinë në afera të ndryshme.

Në një gjëndje të rënduar nga protesta e opozitës që po afron, Rama i quajti skandaloze investigimet e Zërit të Amerikës.

Në intervistën e tij në 'Real Story', Rama u shpreh se kronikat e 'Zërit të Amerikës' nuk janë Amerika.

'E para si mundet “Zëri i Amerikës” që të bëhet zëdhënës i medias në Shqipëri.

Nuk kam asnjë kompleks që më sulmon “Zëri i Amerikës”. Të dyja herët i ka bërë këto lajme nga gazetarë shqiptarë. Le të jetë dhe CNN.

Herën e parë bënë një goditje skandaloze për punësimet në burgje. Ministrja e Drejtësisë iu vuri në dispozicion mijëra faqe të dokumentuara.  

Nuk janë fakte janë muhabete telefonash, që mund të ngatërrosh gjithë dynjanë.  Nuk mund të ngresh akuza për askënd duke u bazuar në muhabete telefonash', shtoi më tej Edi Rama.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ervin14/02/2019 22:04

me mhb telefonash dynjaja jane denuar me 15-25 vite burg per vrasje apo per trafik o kur bien mbi shpinen e ketij jane vetem llogje Kavaje.

Shto koment

Denonco