VIDEO/ Vasili sulmon Ramën dhe Ruçin: Reagimi i Palokës, minimumi

VIDEO/ Vasili sulmon Ramën dhe Ruçin: Reagimi i Palokës, minimumi

21:51, 14/02/2019
A+ Aa A-

I ftuar në emisonin “Të paekspozuarit”, kryetari I Grupit Parlamentar I LSI-së, Petrit Vasili ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama por edhe ndaj kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Duke komentuar veprimin e deputetit Edi Paloka, Vasili është shprehur se ai ishte minimum.

“Për një idjot që thotë gruas time ti hani mender këtë e atë, popullit thoshte i ngrihet, si ngrihet çfarë mund të kërkosh më shumë.

Jo vetëm ky por edhe ai që e kanë vënë të drejtojë parlamentin është po aq i ligë sa ai. Ka një përkujdesje të fëlliqur për të pasur një metër të egër për përjashtime ndaj opozitës. Ata janë të mendimit që parlamenti është i yni dhe ne bëjmë çfarë duam.

Publiku duhet t’i dijë të gjitha se çfarë ndodhi sot . Ai donte të thoshim nga një fjalë në kryetarët dhe ta mbyllim e të votojmë. Ia thamë qartë që kemi për të diskutuar. Për të evituar çdo lloj konflikti nuk na dhanë fjalë. Ai mori atë që meritonte. Reagimi i Palokës ishte minimumi”,- tha Vasili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco