A do të rrethohet kryeministria? Ja si përgjigjet kryetarja e LSI-së

A do të rrethohet kryeministria? Ja si përgjigjet kryetarja e LSI-së

21:44, 14/02/2019
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI, në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”, ka përsëritur disa herë se protesta e së shtunës do të jetë paqësore dhe nuk do të ketë dhunë.

Sa i përket organizimit të protestës, Monika Kryemadhi nuk mohoi skenarin e rrethimit të godinës së Kryeministrisë.

“Po ne mund të protestojmë ku të duam. Ajo është edhe çështje dekori.

Kur të ngrejë dronat Edi Rama për të parë sa protestues do ketë, le të ketë sa më shumë pamje të mundshme.

Edi Rama nuk është më Kryeministri i Shqipërisë. Jo vetëm unë, por edhe Partia Socialiste e mendon një gjë të tillë.

Sepse ajo që të bën përshtypje është se ai vetëm për shqiptarët nuk ka punuar, ai ka punuar vetëm për veten e tij", është shprehur Kryemadhi. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco