Fotoja me Salianjin, Ahmetaj tregon çfarë ndodhi: Doja ta helmoja

Fotoja me Salianjin, Ahmetaj tregon çfarë ndodhi: Doja ta helmoja

20:00, 12/02/2019
A+ Aa A-

Shumëkujt i ka ngjallur habi sot një foto që ka qarkulluar në rrjetet sociale ku shfaqej deputeti demokrat Ervin Salianji dhe ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj.

Çudi për faktin se Salianji ka qenë një deputet shumë aktiv duke sulmuar gjithmonë maxhorancën, ndërkohë që në kafe biseda mes tyre duket shumë normale.

Pikërisht këtë takim e ka sqaruar ish-ministri Ahmetaj në studion e News24. Ahmetaj tha me shaka fillimisht se donte ta helmonte Salianjin por se nuk e zuri helmi. Ndërsa më pas tha se takimi ishte një rastësi.

‘Nuk do pyes se çfarë dyshimesh ngjall? Po bënim komplot kundër PD apo… E kisha ftuar zotin Salianjin për kafe që ta helmoja, i kam hedhur edhe helm në kafe por më rezulton që nuk e ka kapur helmi’, tha Ahmetaj. Përshtypje nuk duhet t’i bëjë kujt sepse këtu ulet kryeministri me kryetarin e opozitës edhe duhet.

‘Nuk e kam mik, është një 3 minutësh i rastësishëm. Është një gazetar, miku im. Më ka dhënë leje që t’ia përdor emrin, është Ed Manushi. Dhe Ed Manushi me çfarë kuptoj është mik me Salianjin. Unë rastisa në një drekë miqsh me punonjës të Kryeministrisë edhe me një botuese dhe në një moment rastësisht u përqasëm, pasi unë u ula me Edin, zoti Salianji erdhi dhe mirë bëri që erdhi. As ai, as unë nuk jemi vulgarë.  Është një rastësi, që as s’duhet trajtuar si çudi por të thashë doja ta helmoja dhe nuk e kapi helmi’, tha Ahmetaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

E12/02/2019 20:50

Sa here ka opozita protesta te medha ,dalin demokrate te shitur per te demoralizuar dhe prishur protesten ,keshtu ndodhi edhe para 1 viti ku demokratet ne thonjeza per keto shiten per 5 leke si fatbardhe kadilli dhe eno bozdo krijuan nje situate te turpshme para kamerave duke u zene me nje te moshuar gjoja sikur u preken nga fjalet e te moshuarit por e kam me bindje qofsha I gabuar se ajo shfaqje ishte per te diskretituar partine demokratike se pd perfaqesonin ,dhe se ishin perfaqesuesit me te larte te saj.BASHA kesaj rradhe ka bere zgjedhjen me te mire dhe se FITOREN e ka te sigurte.Me durim dhe perpjekje fitorja do te vije inshalla.

Edi12/02/2019 20:23

Politik, dhe politikane kurva, kurvellik hesapi , Jane ndare disa komuniste kurva me PS dhe disa me Pd.

PATRIOTI Dt 12 SHKURT 201912/02/2019 20:15

O MILET GJARPËRI e nxori kokën.. Doja ta helmonja tha ...a e dëgjuat?.. Sapo ra nga kali e nxori VRERIN..Nuk i ka dalë inati po kundët kujt ?.. Si duket po e ndjen kazanin që po vlon dhe mund të pëlcasë...

Shto koment

Denonco