VIDEO/ Maqedonia e Veriut në NATO, Bushati tallet me qeverinë: Është harruar Shqipëria

VIDEO/ Maqedonia e Veriut në NATO, Bushati tallet me qeverinë: Është harruar Shqipëria

19:34, 12/02/2019
A+ Aa A-

Pas Komisionit të Ligjeve edhe Komisioni i Jashtëm miratoi sot protokollin për aderimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Edhe pse kritikat nuk munguan si nga ana e shumicës ashtu edhe opozitës. 

Ka qenë ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili i ka tërhequr veshin qeverisë që pse në relacion nuk ka futur edhe rolin e Shqipërisë në këtë proces.
Bushati u shpreh që dokumenti ka mangësi pasi në asnjë rresht nuk evidentohet roli i Shqipërisë në këtë proces.

"Mund t’ju them duke nisur nga konstatimi në relacion ku flitet për Maqedoninë vend kandidat në NATO, pas samitit të Washingtonit, besoj se është një lapsus, është ngatërruar mbase me procedurat që ka procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Prandaj duke përfunduar këtë pjesë që ka lidhje me substancën e kësaj marrëveshje që ne kalojmë sot, duke mos i hequr asnjë presje pjesës që bën departamenti i të drejtës ndërkombëtare në Ministrinë e Jashtme, te pjesa substanciale mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm për ta qepur si duhet këtë dokument se ka të bëjë me politikën shtetërore tonën, dhe nuk është thjesht një marrëveshje ndërkombëtare e radhës që ne po kalojmë sot këtu”, tha Bushati në komision.

Edhe pse dha votën pro protokollit, opozita reagoi ashpër duke e cilësuar si mungesë serioziteti mospraninë e Ministrit të Jashtme të akredituar, Gent Cakaj, në prezantimin e këtij relacioni. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco