E joshi për ta bërë këshilltare të saj, aktivistja i bën kundër-ofertë ministres!

E joshi për ta bërë këshilltare të saj, aktivistja i bën kundër-ofertë ministres!

18:12, 12/02/2019
A+ Aa A-

Një nga aktivistet më të zëshme në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, e cila për një vit rresh së bashku me një grup artistësh nuk e ka braktisur këtë kauzë, së fundmi ka marrë një ofertë nga ministria e re e Kulturës Eva Margariti, për tu bërë këshilltare e saj.

Por reagimi i Elona Caslli ka qenë jo vetëm refuzimi, por edhe një ‘kundër-ofertë’.

Aktivistja e njohur i ka shkruar ministres Margariti, se’ nëse përkushtimi Juaj ndaj kulturës dhe artit shqiptar është i përveçëm, atëherë Ju ftoj në Sheshin e Teatrit Kombëtar në orën 18:30 çdo mbrëmje.

Aty do të keni rastin të takoheni me artistë, të cilët , me punën e tyre e kanë identifikuar Shqipërinë në kontekst europian. Artistë, të cilët përfaqësojnë hartën kulturore të Shqipërisë në Europë.

Jam e bindur se një bisedë e gjatë me ta, do të kthjellonte vizionin dhe misionin Tuaj’.

Reagimi i plotë i aktivistes për mbrojtjen e Teatrit, Elona Caslli

Takohemi në Sheshin e Teatrit Kombëtar Znj. Ministre

Duke qenë se përmes një mediumi njerëzor, më përcollët konsideratën Tuaj të lartë Znj. Ministre dhe më ftuat të isha Këshilltarja Juaj në Ministrinë e Kulturës, e quaj të dobishme që t’Ju ftoj në Sheshin e Teatrit Kombëtar, ku unë, gjendem çdo mbrëmje.

Mediumi njerëzor, nënvizoi faktin se Ju i çmoni ‘ zërat kundër’ dhe jeni e hapur për bashkëpunim kurdo dhe kudo.

Nëse përkushtimi Juaj ndaj kulturës dhe artit shqiptar është i përveçëm, atëherë Ju ftoj në Sheshin e Teatrit Kombëtar në orën 18:30 çdo mbrëmje.

Aty do të keni rastin të takoheni me artistë, të cilët , me punën e tyre e kanë identifikuar Shqipërinë në kontekst europian. Artistë, të cilët përfaqësojnë hartën kulturore të Shqipërisë në Europë.

Jam e bindur se një bisedë e gjatë me ta, do të kthjellonte vizionin dhe misionin Tuaj.

Post scriptum- Ju falenderoj paraprakisht për vëmendjen dhe vlerësimin. Nuk mund t’i përgjigjem pozitivisht ftesës Suaj, pasi unë besoj, se Këshilla më e mirë për Artin buron vetëm nga Sheshi i Teatrit Kombëtar.

Sinqerisht

Elona Caslli

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

po bie shi13/02/2019 00:38

e madhe cas

Daj Jaku12/02/2019 19:37

Të lumtë goja moj vajzë trime, intelektuale, aristokrate, artiste, karakter njerëzor, bukuroshe. Si mundet ajo rracë "margaritësh" të tentojë korruptimin tënd, sa e ka gënjyer mendja ? Si mundet ajo ti konsiderojë fisnikët si veten e vet?

Shto koment

Denonco