Vasili: Pazari i Ramës me makinat, ç’qeveri batakçinjsh është kjo

Vasili: Pazari i Ramës me makinat, ç’qeveri batakçinjsh është kjo

17:31, 12/02/2019
A+ Aa A-

“Pazari i Edi Ramës me makinat!? Edi Rama vuri ndalimin e hyrjes se makinave para vitit 2008 dhe tha se ato shkatërronin mjedisin. Tani na thotë se do ta rishohë vendimin se i kanë ardhur ca ankesa në portal”.

Kështu shkruan në Facebook kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i cili ironizon duke thënë se tani nuk e dëmtojnë më mjedisin, apo se tani përmirësojnë xhepin e Kryeministrit me ndonjë ryshfet të majmë.

“Turp i madh, ç’qeveri batakçinjsh është kjo. Po tërë ata qytetarë, që u demtuan nga ky vendim dhe blenë nga halli makina më të shtrenjta se çfarë ju mbante xhepi. Apo atëhere ishte pazari me të tjera grupe që shisnin makina”, deklaron Vasili.

Më pas Vasili shton duke u shprehur se, ua morën atyre lekët në atë kohe dhe tani u kthyen që të marrin të tjerat me grupe te tjera.

Sipas kreut të Grupit Parlamentar të LSI, në fund të fundit qytetari i pëson të gjitha dhe se bashkëqeverisja me qytetarët është “bashkësia e hajdutërisë kundër qytetarëve”.

Petrit Vasili e mbyll qëndrimin e tij me thirrje për protestë ditën e shtunë, “Në 16 shkurt kundër kësaj hajdutërie të përditshme”. 

Ja postimi i Vasilit:


Pazari i Edi Rames me makinat !?

Edi Rama vuri ndalimin e hyrjes se makinave para vitit 2008 dhe tha se ato shkaterronin mjedisin.

Tani na thote se do ta rishohe vendimin se i kane ardhur ca ankesa ne portal.

Po tani nuk e demtojne me mjedisin??? Apo tani permirsojne xhepin e kryeministrit me ndonje rryshfet te majme.

Turp i madh,ç'qeveri batakcinjsh eshte kjo.

Po tere ata qytetare,qe u demtuan nga ky vendim dhe blene nga halli makina me te shtrenjta se cfare ju mbante xhepi.

Apo atehere ishte pazari me te tjera grupe qe shisnin makina.

Jua moren atyre leket ne ate kohe dhe tani u kthyen qe te marrin keto te tjerat me grupe te tjera.

Ne fund te fundit qytetari i peson te gjitha.

Bashkeqeverisja me qytetaret eshte bashkesia e hajduterise kunder qytetareve.

Ne 16 shkurt kunder kesaj hajduterie te perditshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco