Rama në fushatë, u premton lezhjanëve rrugën e Torovicës

Rama në fushatë, u premton lezhjanëve rrugën e Torovicës

17:24, 12/02/2019

Kryeministri Edi Rama ishte sot për një vizitë në Lezhë nga ky u shpreh se ky qark do të këtë mbështetje të veçantë nga qeveria, ndërsa shtoi se këto ditë do të nisë ndërtimi i rrugës së Torovicës.


“Sot patëm mundësinë të bëjmë disa  vizita në sipërmarrjet e Lezhës, sipërmarrje njerëzish me opsion dhe me vullnet dhe të gjithë më konfirmuan se sipërmarrja e tyre është rritur. Se perspektiva e punës së tyre është më e mirë sot”, u shpreh Rama.


Kreu i qeverisë pohoi se ka plane për rritjen e agroturizmit dhe zhvillimit e zonave në qarkun e Lezhës, të cilët do të mbështeten përmes uljes trefish të taksës dhe shtimit të investimeve.


“Këtë vit perspektiva është pozitive për sipërmarrjen, sepse kemi përgjysmuar ose më saktë ulja tre fish e taksës së fitimit për biznesin 140 mijë dollarë do t’i ndihmojë ata. Tek politika e re e agroturizmit.  Do të ndërtojmë maternitetin e standardeve të fundit siç kemi bërë në Sarandë dhe në Korçë. Kemi investuar në disa qendra shëndetësore në kuadër të 300 qendrave shëndetësore, që i gjetëm të rrënuara plotësisht. Për pak ditë do të fillojmë rrugën e Torovicës. Projekti është bërë. Kam porositur një palë gërshërë të gjata, që ta presë ky që ta kalojnë të majtë dhe të djathtë. Në atë zonë njerëzit mund të kthehen jo ndoshta për të  jetuar, por për të punuar. Rruga tjetër është një aks strategjik Shëngjin-Velipojë, i cili do shërbejë jo vetëm për të zhvilluar këtë brez jo vetëm mes dy vendeve, por edhe me Malin e Zi”, shtoi ai.


Kryeministri Rama është në krye të qeverisë së vendit që prej shtatorit 2013, por ende vazhdon të bëjë fushatë në Shqipëri njësoj si të ishte kryetari i një partie opozitare që synon marrjen e pushtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco