VIDEO/ Biznesmeni Kelmendi: Veliaj mashtrues, na mori 1.6 milionë euro, tani kërkon 7

VIDEO/ Biznesmeni Kelmendi: Veliaj mashtrues, na mori 1.6 milionë euro, tani kërkon 7

16:43, 12/02/2019
A+ Aa A-

Biznesmeni nga Kosova, Ramiz Kelmendi ka lëshuar akuza të rënda ndaj Erion Velaijt.

Duke folur live nga Stambolli për SYRI.net, Kelmendi ka akuzuar Veliajn se ka qenë mbështetës i investimit, deri në momentin që janë paguar 1.6 milionë euro për leje dhe taksën e infrastrukturës.

Por pas pagimit të shumës prej 1.6 milionë Eurosh nga firma e Kelmendit, Veliaj i ka kërkuar përfaqësuesit të biznesmenit kosovar, që toka ti falej bashkisë si formë dhurate.

Këtu kanë nisur edhe përplasjet, që kanë arritur kulmin me shkatërrimin nga Bashkia e Tiranës të investimit të bërë nga firma nga Kosova.

Pjesë nga intervista e dhënë për gazetarin Alen Xhelili:

Sa para është paguar nga ju?

Janë paguar 1.6 milionë euro për dokumentet dhe lejet e bashkisë.

Keni qenë në dijeni nga bashkia për shpronësim apo për zhvillime të tjere?

Procesi i lejeve ka zgjatur më shumë se 2 vite dhe gjatë kësaj kohe nuk ka pasur asnjë diskutim për zhvillime. Kam biseduar me bashkinë dhe me Veliajn dhe e kam pyetur a ka zhvillime dhe më është shprehur se nuk asnjë zhvillim, pasi terminali sipas tij ka tokën e vetë.

Ai nuk na ka thënë asgjë në lidhje me leje zhvillimore apo gjë tjetër.

Nëse do ishit në dijeni të një projekti, do kishit aplikuar për leje dhe të kishit paguar 1.6 mln euro?

Unë e kam pyetur kryebashkiakun a është e lirë kjo pronë? Për asnjë moment, deri kur kam paguar paratë gjithçka më kanë thënë se është e rregullt dhe ligjore. Nuk duhej të ishin paguar të gjithë ato para. Shikoni, nëse ka dokument shpronësimi që është bërë në ministrinë e Transportit që ka pasur shpronësim dhe ka nënshkruar Veliaj për investimin, ky është një krim i organizuar mes Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenëve të ndryshëm, për ti shkaktuar dëm kompanisë time.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco