Qeveria Rama dështim total/ Nuk ka më lek as për policët

Qeveria Rama dështim total/ Nuk ka më lek as për policët

15:41, 12/02/2019
A+ Aa A-

Qeveria është në prag të dështimit.

Pas mungesës së parave për të paguar pensionet, fakt për të cilin është propozuar rritja e moshës së daljes, në pension qeveria nuk ka më lek as për policët.

Keqmenaxhimi i fondeve dhe mos dhënia nga ana e qeverisë, ka bërë që policia të nxjerrë me pushime policët duke mos u dhënë lekët e prapambetur.

Kështu thuhet në një urdhër të firmosur nga Ardi Veliu në datën 1 shkurt.

Sipas këtij urdhri, policët në të gjithë vendin nuk do të paguhen më për orët shtesë të tyre të punës së tyre. 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu mësohet se i ka dërguar një  letërporosi drejtorive vendore, ku cilësohet se orët shtesë të policëve do të kompesohen me ditë pushimi, në mungesë të fondeve dhe detyrimeve të mbartura.

Ky vendim për praktikat e kompesimit ndaj policëve ka hyrë në fuqi më datë 1 shkurt.

Letërporosia ‘Për përdorim me eficencë të burimeve financiare në trajtimin e mbikohës së punës’ e cila mban datën 1 shkurt 2019 dhe është e firmosur nga Ardi Veliu.

Në shkresë thuhet se janë evidentuar  problematika në disa njësi shpenzuese dhe në mungesë të fondeve në shumë struktura janë krijuar detyrime  të mbartura, të cilat shfaqen edhe në buxhetin e 2019.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco