Basha: Si minj në çark do t’i zëmë më 16 Shkurt! Ejani dhe jepni verdiktin përfundimtar të shtunën!

Basha: Si minj në çark do t’i zëmë më 16 Shkurt! Ejani dhe jepni verdiktin përfundimtar të shtunën!

12:45, 12/02/2019
A+ Aa A-

Nga fjala e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha me qytetarët e Pogradecit.

Kupa është mbushur apo jo?

Kupa është mbushur dhe kupa po derdhet! 

Ndaj që t’i hapim rrugë një plani ekonomik që do ta nxjerrë ekonominë nga koma, që miliarda euro që këta i kanë vjedhur do t’i rikthejnë në xhepat tuaj.

Po, po, në burg do të shkojnë nga i pari tek i fundit, të gjithë qeveritarët e korruptuar dhe ata që kanë futur duart në xhepat tuaj si minj në çark do t’i zëmë më 16 shkurt, do t’i çojmë para ligjit, përpara drejtësisë.

16 shkurti do të jetë një ditë mësimi historik për politikën, për partitë politike dhe për çdo qeveri tjetër që do të vij.

Dhe mësimi do të jetë ky: ky vend është i popullit, këto të drejta janë të qytetarëve, këto taksa janë të njerëzve, nuk do të tolerohen më politikanët e lidhur me krimin, nuk do të tolerohen më hajdutët oligarkë, 5 njerëz që shfrytëzojnë dhe zhvatin taksat dhe pasuritë e shqiptarëve.

Më 16 shkurt jepini fund këtij sistemi të kalbur.

Më 16 shkurt jepini mësim. Jam i bindur që do t’i jepni një mësim çdo qeverie tjetër se me popullin nuk luhet, se durimi ka marrë fund, se koha e fjalëve ka mbaruar dhe bashkë me të edhe koha e këtij sistemit të kalbur, kriminal./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco