FOTOLAJM/ I dalin befas përpara, Basha shpërthen në gaz nga gjetja e të rinjve

FOTOLAJM/ I dalin befas përpara, Basha shpërthen në gaz nga gjetja e të rinjve

12:28, 12/02/2019
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka përshkuar në këmbë rrugët e Pogradecit dhe ka ndalur dyqan më dyqan. Ka përshëndetur tregtarët, qytetarët, gjimnazistët që ka ndeshur rrugës dhe i ka pyetur si i kanë hallet në familje.

“Ke kohë të ulesh e të pimë kafe? Të flasim shtruar”, i tha ky burrë me gotë rakie, i ulur në një kafe të vogël. “Nuk kam kohë, se më presin, - i tha Basha, - por të bashkohemi në Tiranë jo me kafen e dëshpërimit përpara. Më 16 shkurt në Tiranë.”

Image

Pasi ka ecur disa metra më tej, Basha ka shpërthyer në gaz kur përpara i kanë dalë befas disa të rinj, me disa pankarta në duar. Mirëpo ndryshe nga pankartat e zakonshme me mesazhe politike, të gjitha pa përjashtim ishin karikatura të qeverisjes, njera më sarkastike se tjetra. Natyrisht, spikaste mbi të tjerë, Kryeministri Edi Rama në disa pozicione jo aq të natyrshme.

Pas këtij momenti, që u bë i hareshëm, kreu i opozitës ndali dhe mori fjalën, pasur nga thirrja e fortë për protestë më 16 Shkurt në Tiranë përpara kryeministrisë./ar.sh/SYRI.NET

Image

Image

ImageImage

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco