Polici i ngacmoi vajzen 15-vjeçare, nëna:  S’më pranuan denoncimin, thanë është me ‘Rilindjen’

Polici i ngacmoi vajzen 15-vjeçare, nëna: S’më pranuan denoncimin, thanë është me ‘Rilindjen’

12:13, 12/02/2019
A+ Aa A-

Skandali me punonjësin e policisë i cili është arrestuar në Malësinë e madhe pas publikimit të videos po merr përmas edhe më të gjera 

Punonjës i policisë në Malësinë e Madhe u vu në pranga nga kolegët e tij, pasi dyshohet së ka ngacmuar seksualisht më një të mitur.

Bëhet fjalë për shefin e policisë në Gruemirëm Berhan Bajrakurti. Arrestimi i tij u bë pas denoncimit të prindërve, të 15-vjeçares. Këta të fundit kanë parë videot në telefonin e vajzës së tyre dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë.

Reporteri i A2CNN nga Shkodra thotë se: “Materiali është regjistruar në banesë personale. Video është gjetur nga nëna e vajzës dhe më pas është dorëzuar nga ajo në media, e më tej edhe në polici. Nuk i kanë pranuar denoncimin, të paktën sipas saj, e cila shprehet se në polici i kanë thënë që të mos merret me atë person pasi është malësor e me “Rilindjen”. Disa orë pasi video është bërë publike, është bërë shoqërimi i policisë”.

Ngjara në Malësinë madhe vjen pas asaj të Kavajës ku një 13-vjeçare u abuzua nga disa bashkëmoshatarë të saj. Shoqëria civile protestoi sot në Shkodër, kundër abuzimeve seksuale dhe dhunës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krist12/02/2019 16:35

Ja more Llesh,ku e ke deshmitaren:paska shkuar ne polici dhe i paskan thene:Mos u merr me te se eshte malesor e me rilindjen.Ku po e kerkon ti deshmitaren,ne shkollen e bashkuar te oficereve,apo ne Gjermani???

Shto koment

Denonco