Bardhi: Më 16 Shkurt vendosin qytetarët, ne garantojmë sigurinë e tyre!

Bardhi: Më 16 Shkurt vendosin qytetarët, ne garantojmë sigurinë e tyre!

10:54, 12/02/2019
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, garantoi qytetarët se siguria e tyre nuk do të cënohet gjatë protestës së 16 Shkurtit para kryeministrisë. 

“PD ka për detyrë të garantojë sigurinë e qytetarëve në protestën e 16 shkurtit dhe do ta bëjë këtë. Mënyra, forma, elementët që njerëzit zgjedhin për të protestuar janë zgjedhja e tyre.”- u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PD gjatë një interviste më emisionin “5 Pyetje” nga Ilir Babaramo. 

Përsa i përket skenarit, vijimit të protestës, formës apo afateve te saj, Gazment Bardhi tha se kjo do të vendoset me 16 shkurt me qytetarët. 

“16 shkurtit është një protestë e qytetarëve, të cilët janë nëpërkëmbur nga qeveria dhe kanë gjithë të drejtën të ngrihen e të bëjnë që zëri i tyre të dëgjohet. Çdo opsion për formën e protestës është i hapur. Nuk përjashtoj asnjë nga ata që janë thënë, por mund të ketë edhe të tjera. Do ta vendosim atë ditë me qytetarët.”- tha Gazment Bardhi. 

Në analizën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Edi Rama është sot jo vetem nnjë kryeministër ilegjitim, por edhe i vetmuar, pa mbështetjen e shumicës së qytetarëve, përfshirë edhe socialistët. 

“Në protestë do të ketë edhe socialistë, të cilët na kanë pritur gjatë takimeve tona në qytete të ndryshme të vendit  Janë të zhgënjyer sepse e kanë parë që kjo nuk është qeveri e PS por qeveri e Edi Ramës. Gjysma e ministrave nuk kanë lidhje me PS, por janë shokë dhe miq të Edi Ramës ose gruas së tij. Nuk është një betejë mes forcave politike, por një qeverie që e ka lidhur fatin e vet me krimin dhe jo me qytetarët. Prandaj, 16 shkurti nuk është protestë politike, por është qytetare. Edhe pse ka 75 deputetë, Rama do të rrëzohet nga presioni i popullit.”- theksoi Sekretari i Përgjithshëm i PD. 

I pyetur për përgjimet që zbuluan blerjen e votave nga një grup kriminal në bashkëpunim me kryebashkiakë dhe ministra të Edi Ramës në 4 qarqe të vendit, Gazment Bardhi, duke cituar ish Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se në Shqipëri veprojnë 40 grupe të ngjashme kriminale, tha se çdokush mund ta imagjinojë masakrën elektorale në të gjithë vendin.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi u shpreh se, pas ezaurimit të rrugëve ligjore dhe institucionale, zgjidhja e vetme për opozitën dhe qytetarët është largimi i Edi Ramës dhe krijimi i një qeverie me mandat tranzitor. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco