Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Përse bashkimi i partive opozitare është një ngjarje e madhe, që çon në rotacionin e pushtetit

Përse bashkimi i partive opozitare është një ngjarje e madhe, që çon në rotacionin e pushtetit

10:15, 12/02/2019
A+ Aa A-

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, nëpërmjet një shënimi të shkurtër në faqen e tij në Facebook, e ka vlerësuar si ngjarjen më të rëndësishme politike në vend, hapin që hodhi ditën e djeshme kreu i Partisë Demokratike për një pakt mes të gjitha partive opozitare. Sipas Manjanit ky është hapi I duhur drejt rotacionit politik, por njëkohësisht bashkimi opozitar duhet që ta shoqërojë këtë proces, edhe me një program të përbashkët politik dhe e qeverisës.

“Pakti i duhur. Vlerësoj se ngjarja më e rëndësishme e politikës sot është pakti i bashkimit të partive të opozitës.

Bashkimi i opozitës është hapi i parë i rëndësishëm, drejt garantimit të rotacionit. Kot nuk thonë: “Bashkimi bën fuqinë”.

Nga ana tjetër ky proçes duhet shoqëruar me një program të përbashkët politik e qeverisës, pa dyshim duke ruajtur identitetin politik.

Shqiptarët duan një alternativë të re, të thjeshtë, të realizueshme dhe të kontrollueshme. Me pak fjalë duhet një shtet jo politik me ekonomi të mundshme për të gjithë dhe, demokraci përfaqësuese funksionale.

Jam i bindur se vetëm kështu do rikthehet shpresa, se ky vend bëhet.

Dhe vetëm kështu do jemi gati të trokasim në Europë, për anëtarësim”, shkruan Manjani për zhvillimet e fundit Brenda kampit opozitar në prag të protestës së madhe të 16 Shkurtit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shaban memia12/02/2019 10:21

ky fatmir mediu duhet larguar me shkelma.cfare pune ka ky mut ne PD?na e shpifet me kete bythqim,gjithandej i pari ky.

Shto koment

Denonco