Protesta e 16 Shkurtit/ Numri 2 i PD: Do të ketë edhe socialistë

Protesta e 16 Shkurtit/ Numri 2 i PD: Do të ketë edhe socialistë

22:28, 11/02/2019
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin "5 pyetje nga Babaramo", Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka folur rreth protestës së 16 Shkurtit dhe asaj që pritet të ndodhë në Tiranë.

I pyetur nëse PD dhe LSI kanë në plan të rrethojnë selinë qeveritare me protestues apo të bllokojnë të gjitha akset rrugore të Tiranës, Bardhi tha se asnjë nga këto dy opsione nuk përjashtohet. 

'Çdo opsion është i hapur. Nuk përjashton asnjë nga ato që janë thënë, por mund të ketë edhe të tjera. Do ta vendosim atë ditë me qytetarët.

Në protestë do të ketë edhe socialistë. Në qytete të ndryshme të vendit na kanë pritur edhe socialistë. Janë të zhgënjyer sepse e kanë parë që kjo nuk është qeveri e PS por qeveri e Edi Ramës.

Gjysma e ministrave nuk kanë lidhje me PS por janë shokë dhe miq të Edi Ramës ose gruas së tij.

Nuk është një betejë mes forcave politike, por një qeverie që e ka lidhur fatin e vet me krimin dhe qytetarët. Prandaj, 16 shkurti nuk është protestë politike, por është qytetare', është shprehur ndër të tjera Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi. 

Sipas tij, pas ezaurimit të rrugëve ligjore dhe institucionale, zgjidhja e vetme është largimi i Edi Ramës dhe qeverisë së tij dhe krijimi i një qeverie me mandat tranzitor. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lali kurva11/02/2019 23:02

Atij Bojaxhiut BQ....gocen ja shkerdhefte rilindja do Zoti .

Shto koment

Denonco