Dade sulmon Ramën: Qeveria nuk është e PS, por e miqve të tu

Dade sulmon Ramën: Qeveria nuk është e PS, por e miqve të tu

20:54, 11/02/2019
A+ Aa A-

E ftuar te "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, ish deputetja me eksperiencë e Partisë Socialiste, Arta Dade, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama lidhur me emërimet e fundit në qeveri.

Sipas saj, ministrat e rinj nuk kanë lidhje me PS, por janë ftuar në qeveri si të afërm të kryeministrit. 

Dade ka shtuar se, qeveria aktuale nuk është e PS-së, por e njerëzve pranë Ramës.

"Qeveria nuk është e PS. Në qeveri janë ftuar njerëzi më të afërt të kryeminisrtrit. Do të ishte normale që ku ndryshojnë disa ministra, ajo bëhet me qëllim për ta përmirësuar qeverisjen. Mua më duket që në vend që të përmirësohet, është përkeqësuar. PS që krijoi një standard qeverisje nga 97, mori një vend të zhbërë dhe një shtet të rrënuar me skemat piramidale dhe në një periudhë ty shkurtër normalizoi vendin, nga skemat piramidale patëm 17 banka private. Nënshkruam marrëveshjen e Stabilizim-Asociiimit, këto janë vlerat e PS. Dhe në 2013, kur Rama u bë kryeministër i zhbëri këto vlera dhe pati teorinë që përvoja pengon inovacionit. Këto janë të çuditshme sepse nuk mund t'i heqësh përvojat. 97-2005 pati më shumë anë pozitive sesa dështime", është shprehur Arta Dade.

Më pas "Senatorja" e PS-së shton se: "Me modelin e qeverisë Rama është zhbërë një standard i vendosur. Ata që u ftuan të qeverisin vendin, në mënyrë të veçantë ndryshimet e fundit, nuk kanë asnjë lidhje me PS. Në 2013-ën kishim kolegë deputetë që u munduam të realizonim pjesë të programit tonë. Rama tentoi të krijojë një model të vetin që për mendimin tim rezultoi i dështuar. Mjaft pjesë të programit janë të papërmbushuara. Ka fituar zgjedhjet duke premtuar se do heqim dorë nga kultura e pandëshkueshmërisë. Dhe pandëshkueshmëria vijon si në kohën e Berishës. Skandalet janë më të mëdha që kanë ndodhur se në të kaluarën". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sela 11/02/2019 22:04

Cfar?! Qeveria nuk eshte e partise socialiste ?! PO E KUJT ESHTE QEVERRIA E SALIUT ?! Kerkoni te shpetoni b....n tani dhe krietarin ne hale ta hidhni !!! MOJ K...E PLAKE . QEVERRIA ESHTE E RILINDASVE SOCIALIST BIJ TE KOMUNISTEVE DHE PER DEMET QE I KENI BERE SHQIPERISE JANE NE KURRIZIN TUAJ EDHE TENDIN MOJ BUKUROSHJA PLAKE E PARTISE .

Shto koment

Denonco