Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Përplasja e ashpër e Ilir Metës dhe SPAK

Manjani: Më vjen keq vërtetë për Sandrin!

Manjani: Më vjen keq vërtetë për Sandrin!

20:29, 11/02/2019
A+ Aa A-

Pas videos me skenat perverse të efektivit të policisë ndaj një vajze 15-vjecare në Malësinë e Madhe ka ardhur edhe reagimi i ish ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.


Me anë të një postimi në Facebook, Manjani habitet me sjelljen dhe deklaratat post-ngjarje të ministrit të brendshëm, Sandër Lleshaj.


Postimi i plotë i Ylli Manjanit:
Çudi!!!
———-
“I përkas atyre që arrestojnë dhunuesin”- thotë Ministri i Brendshëm.
Pse kishte ndonjë opsion tjetër?! Ju ka shkuar gjë mendja edhe të mos e arrestojnë atë dhunues?! Kërcet shumë kjo llogjikë publike e shprehjeve të ministrit!
Pastaj ç’është ky deklarim pa lidhje “e arrestova”?!!! Kur kanë filluar ministrat të arrestojnë? As policia nuk arreston dot më pa vendim gjykate. Ministri jo e jo!
Dhe më në fund, nëse ndjekim deklarimin tjetër të Ministrit “çdo polic jam unë”, duhet të ishte vetarrestuar...
Me vjen keq vërtetë për Sandrin!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

X 11/02/2019 20:51

I ke ren pikes o Ylli. Kto injorante te bejn te qash e te qeshesh. Ku na mbine ne dere

Shto koment

Denonco