Lajmi i fundit

SPAK rrëzon Olsi Ramën, nuk pranon kallëzimin e tij ndaj Gazment Bardhit: Nuk është kryer asnjë shpifje

'Jemi në drejtimin e duhur', çfarë shkruante polici para skandalit seksual

'Jemi në drejtimin e duhur', çfarë shkruante polici para skandalit seksual

17:58, 11/02/2019
A+ Aa A-

Vetëm pak ditë pas skandalit të Kavajës, ku një minorene dhunohej seksualisht prej disa kohësh, sot u publikua një tjetër skandal dhe që në fokus ka një oficer policie.
.
Shefi i policisë në Grumiere të Malësisë së Madhe u akuzua sot nga nëna e një minoreneje 15-vjeçare se, ka kryer veprime të turpshme dhe e ka ngacmuar seksualisht atë, çka solli edhe arrestimin e tij.

Por sipas një hulumtimi të shpejtë, Bajrakurti ka qenë aktiv dhe në rrjetet sociale ku në profilin e tij të Facebook, ndër të tjera, ai ka postuar një fotografi të një polici, i cili shoqëron për dore një fëmijë, duke i shtuar komentin: “Jemi në drejtimin e duhur”.

Image

Ndërkohë që sot nëna e 15-vjeçares, ka rrëfyer se ai i ka dërguar video intime të bijës dhe i ishte gjendur në komisariat 5 minuta pasi ajo kishte shkuar për të bërë denoncimin, duke e kërcënuar. Por sipas Policisë së Shkodrës, në drejtim të policit të arrestuar nuk ka patur kurrë një denoncim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco