‘Nëse shihni një polic të dehur, ai jam unë’, gazetari-Lleshit: Por kur shohim një shef policie me ...

‘Nëse shihni një polic të dehur, ai jam unë’, gazetari-Lleshit: Por kur shohim një shef policie me ...

16:50, 11/02/2019
A+ Aa A-

Pas videoskandalit të publikuar nga mediet, ku shihet një efektiv i policisë teksa kryen veprime të turpshme në celular ndaj një minoreneje, ka patur shumë reagime.

Gazetari i njohur Klodian Tomorri, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka sjellë në vëmendje deklaratën e parë të bërë nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, me të marrë detyrën, i cili shprehej:

‘Nëse shihni një polic të dehur, ai polic jam unë. Nëse shihni një polic që sillet keq me qytetarin, ai polic jam unë’.

Për këtë ai ngre pyetjen: ‘Por kur shohim nje shef policie me k*r ne dore, kush eshte o Llesh?

Po kur shohim nje komisariat te tere qe jo vetem nuk merr denoncimin e nje te miture ne agresion seksual nga polici yt, por edhe i kercenon familjen, kush eshte o Llesh?’

Në përmbyllje të reagimit ai i bën thirrje ministrit të japë dorëheqje pas këtij skandali dhe deklaratës së tij të parë.

Reagimi i plotë i Klodian Tomorrit:

Kur u emerua ne detyre, ministri i brendshem tha: Nese shihni nje polic te dehur, ai polic jam une. Nese shihni nje polic qe sillet keq me qytetarin, ai polic jam une.

Por kur shohim nje shef policie me k*r ne dore, kush eshte o Llesh?

Po kur shohim nje komisariat te tere qe jo vetem nuk merr denoncimin e nje te miture ne agresion seksual nga polici yt, por edhe i kercenon familjen, kush eshte o Llesh?

Behu burre tani. Shko jep doreheqjen se nuk ke me nder ne ate detyre. Nuk te le me vegla e shefit tend te policise ta ngresh koken ne ate detyre.

Kujtojmë se në daljen e parë publike pasi mori detyrën, përkatësisht në emisionin ‘Opinion’, Lleshaj tha: ‘Në qoftë se do t’i shikoni policët me krimin, dijeni që jam unë me krimin, në qoftë se do t’i shikoni policët të dehur, dijeni që po pi unë. Në qoftë se i shikoni policët të pasjellshëm, ta dini që po sillem unë keq. Pra, ata do të jenë fytyra jonë. Ata do të dalin më shumë në TV, në media, dhe do të na përfaqësojnë ne. Polici ushtari, janë fytyra e kombit, janë fytyra e Republikës. Ata i veshin simbolet.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skrapari11/02/2019 19:10

Po ku kane moral soji i Leshajve. Kot i kerkon doreheqjen nje njeriu si Leshi. A e pate ate dite dite ne parlament cfaqjen e tij te shemtuar se si akuzonte Doktorin per 4 viktimat e 21 janarit qe dihet boterisht qe i ekzekutuan vete e pastaj i shpallen deshmore? E majta eshte si ajo kafsha qe ha kelyshet e vet. A nuk beri te njejten gje Dulla per 50 vjet? Bellinda Ballukut gjyshin Beqir Ballukun per ata qe nuk e dine u kujtoj qe Dulla ja ekzekutoi me fkakehedhes qe e shkriu ne vend trupin e tij dhe prape kelyshja e Beqirit Belinda tek partia e gjyshit u kthye. Pune qensh. Shanset jane qe ne 16 shkurt tu japim dermen e fundit e te mos shohim me fytyra Edvinrash, Leshrash, Spirokarash, e ku te di une. Me te gjitha mjetet dhe menyrat lideri i opozitesh ti jape drejtim protestes se 16 shkurtit, ne te kundert te hape krahun se ka plot burra te tjere Shqiperia.

tironci11/02/2019 19:08

Kjo qeka ma e forte se breket e grisme te Shukriut. Po rilindja o bo si halja qe nuk pyt mo per pordhe. Mjer kush punon me Ramen qe osht gjys burr gjys gru e ka bo qeveri grarishte.

lali11/02/2019 18:15

AAAAA e ka bere ate dekllarate por e beri perpara se te behej minister. Sa u be nuk ju ndje me zeri i gojes....

Nardi11/02/2019 17:41

Ai qe ka ne dore shefi policise eshte ministri

tironci11/02/2019 17:21

Ahahahahahahahaha cj paske fut ktij legenit.

Shto koment

Denonco