Deklarata e fortë e Markut/ Denigrimi i Universitetit nga qeveria, synon ta çojë atë drejt privatizimit

Deklarata e fortë e Markut/ Denigrimi i Universitetit nga qeveria, synon ta çojë atë drejt privatizimit

11:36, 11/02/2019

Fushata e qeverisë për denigrimin e Universitetit Publik synon shkatërrimin e tij në mënyrë që ti hapet rruga privatizimit për interesa të grupeve të caktuara.  

Deklarata e fortë është bërë nga pedagogu Mark Marku, një nga drejtuesit kryesorë të protestës së pedagogëve.

Ai i bëri këto komente gjatë një mbledhje të Komisionit Parlamentar të Medias, ku po diskutohet problematika që ka përfshirë universitetet në mes të grevës dhe protestave massive të studentëve dhe pedagogëve.

Më konkretisht marku u shpreh se “kjo fushatë denigrimi dhe shkatërrimi e universitetit publik që po ndodh këto 4 vjet, synon që ti çojë universitetet drejt degradimit të plotë me synim privatizimin e tyre në funklsion të disa interesave të grupeve të caktuara.

Mark Marku deklaroi se Pakti për Universitetin nuk e zgjidh krizën.

VKM e pezullojnë totalisht autoniminë e universiteteve si dhe liritë akademike., shtoi ai ndër të tjera.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

endriti11/02/2019 12:41

Pershendetje z. Marku! Nje pyetje kisha une? A jane te ndergjegjshem te gjithe profesoret e universitetit te Tiranes qe te quhen profesore? Une di nje rast interesat, dikur nga vitet 2000 ne fakultetin e drejtesise u terhoq zvarre nga shkallete e katit te dyte nje profesoreshe qe eshte vendimtare per vetingun sot. Ect, Ect, ect, P.S. Jo te gjithe shqiptaret jetojen ne humbetira. Shqiptaret jetojne prane ketyre pseudoprofesoreve. Poshte komunizmi

Shto koment