Denoncimi/ Trupi i 31 vjeçarit mbahet ‘peng’ në morg, mjekët nuk i bëjnë autopsinë sepse duan...

Denoncimi/ Trupi i 31 vjeçarit mbahet ‘peng’ në morg, mjekët nuk i bëjnë autopsinë sepse duan...

17:43, 10/02/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka bërë publik një tjetër ngjarje të rëndë, e cila mbahet e fshehtë nga shteti shqiptar.

Ish-kreu i qeverisë ka bërë publik mesazhin e një qytetari, i cili denoncon vdekjen e një 31 vjeçari nga Dibra, trupi i të cili ndodhet ende në morgun e Tiranës, për shkak se ende nuk i është bërë autopsia.

Sipas qytetarit 31 vjeçari ka vdekur në muajin prill të vitit të shkuar, ndërsa trupi i tij është gjetur në fund të muajit dhjetor, dhe që prej asaj kohe ai ndodhet në morgun e Tiranës.

Qytetari thekson se autopsia nuk i bëhet qëllimisht, pasi mjekët duan para.

Ja denoncimi i Berishës:

Ish Kryeministri Sali Berisha ka publikuar këtë të dielë një mesazh të rëndë, i ardhur nga një qytetar, i cili

Një makabritet tjetër i kakistokracisë!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

z berisha pershendetje desha tju bej te ditur nje ngjarje te hidhur qe ka ndodhur ne fshatin zogje te dibres kane vra nje djal 31 vjeq qe ne prill te vitit 2018 dhe e gjeten ne fund te dhjetorit te 2018 policia e mori sipas rregullores dhe dergoi ne tirane per ti bere autopsine me shpresen qe mund te gjendet vrasesi eshte futur muaji shkurt dhe autopsia e tij ska mbaruar imagjinoni familjen qe ka mort per dite ata nuk e mbarojn autopsine se duan leke ndersa familja ska lek per buk ju lutem denanconja ket problem serioz per familjen e shkret qe e keqja e tyre spaska fund nuk me intereson qe denancimin e ben te njohur apo anonim shpresoj qe te bejsh diqka.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Joni11/02/2019 19:39

Ja ka fut kot plako! Dotore mos boto gjera te paqena se te genjejne!

Shto koment

Denonco