Rrihen nga të burgosurit 4 gardianë në Peqin, reagon Berisha: Miqtë e qeveritarëve

Rrihen nga të burgosurit 4 gardianë në Peqin, reagon Berisha: Miqtë e qeveritarëve

14:42, 10/02/2019
A+ Aa A-

Një gardian i burgut të sigurisë së Peqinit ka denoncuar faktin se jeta e tij dhe e kolegëve është në rrezik, jo nga të burgosur të thjeshtë, por nga kriminelë që kanë mbështetje shtetërore. Gardiani ka dalë në këtë konkluzion, sepse pas rrahjes së 4 policëve nga të burgosurit e atyshëm, asnjë masë nuk u mor për t’u mbrojtur jetën dhe asnjë ndëshkim nuk iu dha, dhunuesve.

Dhunimi dhe poshtërimi i këtyre punonjësve të shtetit po ecën paralel me nëpërkëmbjen nga drejtuesit, që iu vonojnë pagat dhe nuk po ua paguajnë orët jashtë orarit.

Ish-kryeministri Sali Berisha që e ka bërë publik këtë denoncim për shkak tënjë lutjeje që i ka dërguari gardiani, në mesazh, shprehet:” Miqtë e qeveritarëve në burgje terrorizojnë personelin! Qeveria nuk u paguan punonjësve rrogat për orët e punës. Lexoni denoncimin e oficerit dixhital”, nënvizon ai.

Përshendetje z.Sali Berisha.
Dua të bëj një denoncim, sepse zërin tonë nuk e dëgjon njeri; të paktën të lutem ngrije ti zërin tonë në Kuvend.

Jam një punonjës policie në Policinë e Burgjeve ose me saktë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Denocimi juaj pak ditë më parë në Kuvend është tepër i saktë, sepse për një muaj në këtë burg janë rrahur 4 punonjës policie, janë grushtuar dhe janë degjeneruar.

Rasti i fundit kur u rrah një punonjës policie ishte më datë 5.02.2019 edhe shteti nuk ka marrë asnjë masë për sigurinë tonë. Ndjehemi të harruar, të frikësuar dhe nuk kemi siguri për jetën sepse krimi ka më shumë mbështetje nga lartë se ne që përfaqësojmë shtetin.

Mirë që rrogat nuk na i japin, po punojmë nga 3-4 ditë tepër çdo muaj edhe nuk na paguajnë, por tani edhe po na grushtojnë të dënuarit edhe shteti nuk do t’ia dijë për ne.

Të lutem ngrije zërin për ne, sepse kemi frikë të flasim. Këto që po them janë të gjitha të verifikueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco