Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

VIDEO/ Basha takim me qytetarët në Vlorë, ja mesazhet I moshuari i sëmurë

VIDEO/ Basha takim me qytetarët në Vlorë, ja mesazhet

11:28, 10/02/2019
A+ Aa A-

Një burrë i moshuar në Vlorë i ka dalë me hapa të ngadaltë përpara kreut të opozitës, Lulzim Basha, ndërsa ai po përshkonte rrugët e qytetit dhe po takohej me tregtarë dhe qytetarë. Basha e pyeti: Si jeni?

I moshuari: Jam shumë i sëmurë, por për ty ndenja.

Basha: Të falenderoj nga zemra.

I moshuari: Kaq. Me nder, kam vjellë tani aty, por “është Basha”, më thanë. Për Bashën le të vdes.

Basha: Të falenderoj nga zemra. Uroj të bëhesh më mirë. Të bëhesh i fortë.

I moshuari: Më ngjalle, Basha. Më ngjalle, të paça!

Një tjetër qytetar, po i sëmurë, me karrige me rrota ca metra më tej, i ka paraqitur një situatë tjetër Bashës: “Jam kështu, se s’kanë gjetur pjesë këmbimi...

Basha: Për karrigen me rrota?

" Jo jo, nuk kanë gjetur pjesë këmbimi për thyerjen e kockës. Jam kështu që në nëntor.... Thuaja dy fjalë edhe atij plehrës në parlament, që më flet ekonominë," e porositi vlonjati në karrigen me rrota, kreun e opozitës./ar.sh/SYRI.NET

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lali10/02/2019 14:29

Po shoku enver te pacim sa malet! Ejjjj mos e degjeneroni kaq rëndë shqiptarin..... . Këtu ka nevojë për opozitë të fortë që edhe njerëzit të jenë te motivuar për protestë. Ishalla nuk përfundon si pazari i cadres.. ...

Vlora10/02/2019 11:59

Aman o kete Fatbardh Kadillin cna e sillni ne vlore ke te lamash delenxhi, rroft PD e Lul Basha jo mjafti

Shto koment

Denonco