FOTO/ Përdhunimi I 13 vjeçares, nis protesta e heshtur në Tiranë

FOTO/ Përdhunimi I 13 vjeçares, nis protesta e heshtur në Tiranë

10:46, 10/02/2019
A+ Aa A-

Qytetarët janë bashkuara para Ministrisë së Arsimit ndërsa po protestojnë pas rastit të rëndë të përdhunimit nga 14 djem i një 13-vjçareje në Kavajë.

Ata kanë zgjedhur që kjo protestë të jetë një “Marshim i heshtur”, për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna seksuale dhe jo vetëm, ndërsa do të vijojnë për tek Drejtoria e Policisë.

Protesta është organizuar me anë të një eventi të krijuar në “Facebook”, ndërsa kësaj proteste i janë bashkuar edhe studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale.

Njëra prej protestueseve paralajmëroi se kjo protestë është vetëm fillimi.

“Gratë dhe vajzat shqiptare nuk mund të durojnë më përdhunimin e tyre. Protestat janë të shumëllojshme. Heshtja simbolizon heshtjen e autoriteteve.

Ky është fillimi i kësaj që do bëjmë sot, pasi kjo do vijojë edhe në forma të tjera”, tha një prej protestueseve, shkruan fax web.

Ndërsa një tjetër tha: “Politika jonë është e paskrupullt, që për interesin dhe propagandën e tyre shqyejnë këdo. Këtë e tregoi mjaft mirë edhe rasti i fundit”.

Në vijim një prej protestueseve i bëri thirrje drejtësisë të bëjë punën e saj për ndëshkimin e djemve të përfshirë në këtë akt tronditës.

“Kam një mesazh që ia drejtoj asaj që ka rastin në dorë. I bëj thirrje drejtësisë që të japë dënimin e merituar. Mbase sot pazari filloi për një “Playstation”, por nesër kur të rritet pazari mund të rritet për të blerë makina luksoze. Kam edhe një thirrje për prindërit e prindërve të atyre djemve, duhet të ishin pranë prindërve dhe vajzës së dhunuar”, u shpreh qytetarja.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco