Pampuri: Vizita e Spiropalit, e turpshme, e dënueshme dhunoi të drejtën e privatësisë së familjes

Pampuri: Vizita e Spiropalit, e turpshme, e dënueshme dhunoi të drejtën e privatësisë së familjes

12:28, 09/02/2019
A+ Aa A-

Edhe deputetja demorkrate Orjola Pampuri ka reaguar pas ngjarjes së Kavajës dhe vizitës së ministres Spiropali në banesën e prindërve të vajzës me të cilën u abuzua.

“Ku është parë e dëgjuar, që një rast i tillë të bëhet publik e të përdoret në mënyrën më të shëmtuar për reklamë”, shkruan Pampuri. Ajo e quan të “turpshme, të dënueshme pasi ka shkelur çdo kod të etikës. Jo vetëm që nuk kërkuan falje por e përdorën paturpësisht edhe këtë ngjarje për shoë.

Ja postimi i saj i plotë:

Vizita e ministres, dhunoi të drejten e privatesisë, "goditi" për herë të dytë familjen.

Nevoja e shfrenuar për protagonizëm, kaloi çdo cak, me vizitën e ministres Spiropali në shtëpinë e vajzës nga Kavaja.
Në raste të tilla çdo fjalë, çdo reagim, çdo hap duhet të jetë i matur mirë, me qellimin e vetëm që të ruhet në maksimum privatësia e vajzës dhe familjareve të saj.

Sot janë qindra portale, dhjetra televizione të cilat e trajtuan rastin, si fenomen po ashtu edhe si rast konkret, por asnjëri prej tyre nuk guxoi as edhe të përmendte asnjë të dhënë rreth vajzës apo familjarëve.

Punonjës e ekspertë të zyrës së mbrojtjes së femijëve në Bashkinë e Kavajës, shkuan menjëherë pas denoncimit dhe përgjigjia e familjes ishte e prerë dhe e qartë, që t'i linin të qetë, madje kjo e shoqëruar edhe me procesverbal.

E pas gjithë kësaj të vjen ministrja e të del me fytyrë e me zë, e pikëlluar pranë familjarëve në ERTV. Ku është parë e dëgjuar, që një rast i tillë të bëhet publik e të përdoret në mënyrën më të shëmtuar për reklamë. E turpëshme, e dënueshme pasi ka shkelur çdo kod të etikës. Jo vetëm që nuk kërkuan falje por e përdorën paturpësisht edhe këtë ngjarje për show.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco