Banorët e Dibrës: Kjo qeveri duhet rrëzuar një orë e më parë!

Banorët e Dibrës: Kjo qeveri duhet rrëzuar një orë e më parë!

12:57, 09/02/2019
A+ Aa A-

Banorët e Peshkopisë i janë përgjigjur thirrjes së opozitës dhe kanë dalë sot në protestë kundër varfërisë, çminimeve të larta dhe taksave.

Banorët janë mbledhur në Bulevardin e qytetit dhe shprehen se kanë shumë arsye për të protestuar duke përmendur mungesën e infrastrukturës rrugore si dhe mungesën e ujit te pijshëm.

Ne krye të protestës ishte dhe deputeti i qarkut Dibër nga radhët e PD, Xhemal Gjunkshi, i cili theksoi se, kjo qeveri duhet rrezuar një orë e më parë.

Image

Deputeti Gjunkshi ju bëri thirrje banorëve dibranw që me datë 16 shkurt të marrin pjesë në protestën që organizon opozita në Tiranë në mënyrë që të largohet sipas tij kjo qeveri e korruptuar, mashtruese dhe droge.

‘Së bashku t’i tregojmë qeverisë së Edi Ramës rrugën, të bashkohemi edhe më shumë dhe ta rrëzojmë këtë qeveri të kriminalizuar.

Ju ftojmë në protestën madhështore me 16 shkurt për rrëzimin e këtij pushteti kriminal ku jeta e një qytetari nuk vlen, ku jeta e një polici nuk vlen dhe kriminelët dalin nga burgu dhe po na qeverisin , pasi kanë kapur ‘peng’ këtë kryeministër.

Të protestojmë së bashku për të gjitha ato probleme me të cilat përballen Dibranët si pasojë e keq qeverisjes’, u shpreh deputeti Gjunkshi.

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco