Skandali i Kavajës, ish-ministri: Pas prindërve, pres të shoh fytyrat e mësuesve

Skandali i Kavajës, ish-ministri: Pas prindërve, pres të shoh fytyrat e mësuesve

11:02, 09/02/2019
A+ Aa A-

Publikimi i djeshëm nga Edi Rama i prindërve të nxënëses 13-vjeçare nga Kavaja, e cila është përdhunuar për 3 muaj rresht, ka shkaktuar një furi akuzash politike dhe të personave publikë.

Në lidhje me këtë veprim aspak normal, ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Në një status në Facebook, Manjani shkruan se tani pret që të shohë fytyrat e mësuesve.

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit:

Prindërit e adoleshentes në Kavajë nuk patën besim tek askush, ndaj nuk denoncuan për të mbrojtur fëmijën e tyre.

Sot post traumë nuk ka më asnjë rëndësi se me kë dalin n’resme publike, me Spiropalin apo me SpiroRamën.

Shteti, bash atëherë kur duhej, nuk ishte askund. Pushteti, padyshim që është ‘blerësi’ i traumave më i madh.

Ndaj mirë bëjnë që nxjerrin prindërit, por po pres të shoh edhe fytyrat e mësuesve që dinim çdo gjë dhe nuk bënë asgjë;

policëve që kishin për detyrë ta ndalonin atë traumë dhe nuk e ndalën;

të gjithë atyre sehirxhinjve që fatkeqësinë e tjetrit e panë si gallatë.

Turp!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco