Skandal/ Përdhunim shtetëror për të pastruar imazhin e Elisës së doganave

Skandal/ Përdhunim shtetëror për të pastruar imazhin e Elisës së doganave

20:29, 08/02/2019
A+ Aa A-

E turpshme dhe skandaloze, është konsideruar sjellja e ministres së Edi Ramës, Elisa Spiropalei, e cila sot bëri publikë prindërit e vajzës së mitur e cila u dhunua në Kavajë.

Zëdhënësja e partisë demokratike, Ina Zhupa e ka cilësuar këtë skandal, ‘Përdhunim’ shtetëror, e cila ka si qëllim që të pastrojë imazhin e kryehajdutes së doganave Elisa Spiropali.

Ja reagimi i Zhupës në Facebook:

Përdhunim shtetëror për të pastruar imazhin e vet Elisa e doganave pas idiotësisë që ” ngjarje te tilla ndodhin kudo, madje bëhen dhe filma”. Kjo qeveri ska turp!

Elisa ka kaluar pertej cdo imagjinate per te bere te vetmen gje qe bën kjo mazhorance qe eshte propaganda. Eshte kriminale te perdoresh fatkeqesinë, dhimbjen e prinderve per te mbuluar pergjegjesinë e kesaj qeverie ne zbatimin e ligjit dhe mos trajtimin me pergjegjshmeri te ngjarjes se Kavajës.

E pakonceptueshme bërja publike e fytyrave dhe emrave të prindërve dhe gjyshit të viktimës së Kavajës. Mos respekt për viktimën, dhunim i tyre për së dyti.

Dje tv kombëtare nuk shfaqen emra, as fytyra për mos ta bërë dramën edhe më të madhe. Sot Elisa bën vizitoren e paskrupullt që kërkon të shlyej idiotësinë e saj me fatin e keq të një familje. Turp dhe krim, ky është përdhunim shtetëror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ajo08/02/2019 21:24

Nje gje nuk kuptoj: perse Spiropali eshte bere kamikaze e Edi Rames? Cfare shantazhi i ben Rama qe e detyron ate, “ ekselenten” e brezit te saj, te dale gjithmone ne vijen e pare te zjarrit? A nuk e sheh Spiropali e Skenderbeut se gjithe bibat e Rilindjes ( por edhe trimat e PS-se gjithashtu) jane fshehur dhe nuk shprehen me publikisht prej te pakten gjashte muajsh, ndoshta me perjashtim te truthares Kumbaro? ( ndjese lexuesve te syri.net! ) A keni pare se fundmi Vasilika Hysin, Ermonela Felaj, Gjylametin, Xhaxhken e plot bija te denja te partise te ndihen? Atehere perse Spiropali vazhdon te mbroje me nje devotshmeri qe kalon deri ne absurditet Ramen qe cdo dite e me shume po degradon dhe eshte demaskuar plotesisht? Te jene thuaj vetem milionat qe vodhi Spiropali ne te paren pune te jetes se saj ne krye te doganave qe e mbajne peng te Rames? Apo ketu fshihet ndonje skandal tjeter akoma edhe me i madh e jetes se saj politike apo personale, te cilin ia vervit siper kokes si shpaten e Demokleut Rama qe e detyron te sillet dhe flase jo vetem si nje marionete e komanduar, por te beje edhe gafa te tilla qe te mbushe repertorin e Portokallise per ndonja pese vjet me radhe.

Shto koment

Denonco