Nuk e dinim/ Babai i vajzës së dhunuar  në Kavajë ka qenë shoferi i Elvis Roshit

Nuk e dinim/ Babai i vajzës së dhunuar në Kavajë ka qenë shoferi i Elvis Roshit

20:20, 08/02/2019
A+ Aa A-

Sot është shfaqur në publik babai i vajzës së mitur të dhunuar e përndjekur për muaj me radhë në Kavajë nga një grup adoleshentësh.

Babai i vajzës, ka qënë emigrant në Itali dhe u kthye sapo u vu në dijeni të ngjarjes së rëndë që kishte ndodhur. 

Po një tjetër detaj bëhet i njohur.

Ai ka qënë për shumë vite shoferi i ish-kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi.

Pasi Rroshi u shkarkua, bazuar në ligjin e dekriminalizimit, besohet se babai i të miturës, ka shkuar për të punuar në Itali për të mbajtur familjen, gruan dhe 3 vajzat e tij.

Çdokush që i njeh në Kavajë flet fjalë të mira për këtë familje, që është tronditur nga ngjarja e paprecedentë.

Mesazhi i tij gjate dites se sotme ishte prekës.

“Kjo që më ndodhi mua, uroj të gjithë shqiptarëve që të mos i ndodhë asnjërit, por të jetë një mësim jashtëzakonisht i veçantë për të gjithë prindërit, të këshillojnë fëmijët, si djemtë dhe vajzat. Falënderim të veçantë për agjencinë shtetërore për mbrojtjen e fëmijëve sepse na kanë mbështetur në takimet me psikologët. Vajza ka marrë kontakt me psikologët po kështu me ndihmën e madhe të Ministrisë së Shëndetësisë. Si vajza ime, edhe si shumë të tjerë, ju uroj mbarësi në jetë sepse kam një vajzë inteligjente, kam një vajzë me nota shumë të mira, kam një vajzë që ka një kurajë që nuk mund ta përshkruaj, dhe unë si prind”, u shpreh sot në një video mesazh, i ati i të miturës së dhunuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco