Berisha çon qeverinë te familja e të miturës në Kavajë

Berisha çon qeverinë te familja e të miturës në Kavajë

20:09, 08/02/2019
A+ Aa A-

Nëse nuk do të ishte denoncimi publik i ish-kryeministrit Sali Berisha, ngjarja e rëndë e ndodhur në Kavajë, ku 8 adoleshentë përdhunuan për 3 muaj një nxënëse vetëm 13-vjeçare, gjithçka do të ishte kaluar në heshtje nga policia dhe qeveria Rama.

Por denoncimi i ish-kryeministrit, bëri që ngjarja horror të bëhej publike dhe të arrestoheshin edhe adoleshentët përgjegjës për të.

Në fakt ngjarja ishte fshehur gati 1 javë nga drejtoresha e shkollës dhe drejtoresha e Drejtorisë Arsimore.

Faktet dhe denoncimi i bërë demaskuan propagandën qeveritare, se ishin marrë të gjitha masat e duhura në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Po sot gjatë ditës, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër reagim në faqen e tij në Facebook në lidhje me skandalin e Kavajës dhe se si u çmontua fshehja e ngjarjes dhe propaganda e ngritur pas saj.

Pas denoncimit nga ish-kryeministri, e gjithë qeveria u lëshua në sulm, duke thënë se masat ishin marrë para se të bëhej publike ngjarja, por e vërteta është se gjykata e Durrësit dha masat e sigurisë dy ditë pas denoncimit publik.

Asnjë nga qeveria nuk reagoi në lidhje me ngjarjen e rëndë, komplet ndryshe nga Kosova, ku një ngjarje e njëjtë ka ngritur në këmbë qeveri dhe Kuvend (sot u mblodh një seancë speciale e Kuvendit të Kosovës për këtë ngjarje).

Si zakonisht kohët e fundit, qeveria vendos të veprojë pas denoncimeve publike të bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha. Njësoj bënë edhe sot.

Pas reagimit të sotëm nga ish-kryeministri Berisha (Kronika e fundit tragjike nga Vjolistani!) qeveria ka vrapuar për të shkuar në shtëpinë e vajzës së përdhunuar në Kavajë.

Spiropali, e cila mundohet të zëvendësojë Edi Ramën, sot ishte në shtëpinë e të miturës në Kavajë, ku edhe foli me familjarët e saj. Kjo gjë nuk kishte si të kalonte në heshtje, duke e shitur si dëshmi që po përgënjeshtronte ish-kryeministrin Sali Berisha.

Por e vërteta është komplet ndryshe. Gjithçka ndodhi pas reagimit të sotëm të ish-kryeministri, shkrim që çoi qeverinë në Kavajë për të marrë masa për vajzën e mitur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco