Ish-ministri në Syri.net: Portalet dhe mediat e Ramës më kanë arrestuar disa herë, nuk di ku të vuaj dënimin

Ish-ministri në Syri.net: Portalet dhe mediat e Ramës më kanë arrestuar disa herë, nuk di ku të vuaj dënimin

18:27, 08/02/2019
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, ka komentuar ngjarjet e fundit në Ministrinë e Drjetësisë ku pati disa arrestimi.

I pyetur nga moderatori Alen Xhelili lidhur me këtë çështje, dhe për lajmet në media se organi i akuzës po heton edhe punën e tre ish-ministrave, Manjani tha se nuk ka asnjë informacion për këtë çështje.

Ai tha se gjatë javëve të fundit është arrestuar disa herë nga portalet dhe mediat qeveritare.

‘Ka disa portale dhe media që i shërbejnë qeverisë që na arrestojnë njëherë në dy muaj. Organi i akuzës le të na thërrasë, unë jam qytetar i lirë, do i përgjigjem pyetjeve nëse kanë. Kjo është një histori që mbyllet këtu, nuk harxhoj asnjë sekondë kohë për këtë çështje. Nëpërmjet jush po e marr vesh për këtë çështje, që paska dhe të arrestuar.  Nuk e di te kush portal duhet të shkoj të vuaj dënimin’, u shpreh Manjani. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco