200 mln euro të humbura nga falimentimi në Singapor/ Kush është tërbuar në Tiranë

200 mln euro të humbura nga falimentimi në Singapor/ Kush është tërbuar në Tiranë

16:37, 08/02/2019
A+ Aa A-

Një nga bankat më të mëdha të Singaporit ka falimentuar në fund të vitit të kaluar, por duket se kjo gjë ka bërë që në Tiranë të tërbohen.

Sipas disa informacioneve për 360grade.al, një nga Bankat më të mëdha të Singaporit, ka falimentuar vitin e kaluar, duke gëlltitur dhjetëra miliarda dollarë ‘kursime’ të njerëzve të rëndësishëm në të gjithë botën.

Banka ishte një off shore, e cila është vizituar disa herë edhe nga ‘personalitete’ shqiptare të nivelit shumë të lartë, në pushtet dhe të pushtetshëm.

Menjëherë pas falimentimit, burimet thonë se shërbimet inteligjente perëndimore, kanë filluar një investigim shumë planësh, për personat që kishin depozituar shifra marramendëse në këtë super bankë tashmë të falimentuar.

Ka filluar pra gjuetia e parave të terroristëve dhe të klikave të korruptuara anë e mbanë botës, sepse pas falimentimit, sekreti bankar, duket se është ‘thyer’ nga shërbimet sekrete me qëllim, zbulimin e emrave të depozituesve. Nga Lindja e mesme, nga Ballkani perëndimor, por edhe nga SHBA.

Në këto lista figuron, sipas burimeve edhe Shqipëria, me një depozitues, që ka derdhur në këtë bankë, plot 200 milion euro, ‘kursime’, duke shënuar emrin e tij, si pronar i këtyre parave.

Nëse shërbimet sekrete do të bëjnë publike, në mënyrë të tërthortë emrin e depozituesit, në Shqipëri, do të bëhej ‘hataja’, nënvizon burimi, sepse bëhet fjalë, për një person shumë të rëndësishëm, që nuk e justifikon dot në asnjë mënyrë, një shifër të tillë me kaq shumë zero.

Por është çështje kohe, sepse, herët a vonë, ajsbergu do të dalë plotësisht në sipërfaqe…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kl08/02/2019 18:43

Bushati

Daj Jaku08/02/2019 18:21

Lërini dënglat, nxirrni emrin, mos shisni tym.

Shto koment

Denonco