VIDEO/ Dalin mesazhet mes ministres së Ramës dhe deputetit të PS

VIDEO/ Dalin mesazhet mes ministres së Ramës dhe deputetit të PS

15:47, 08/02/2019
A+ Aa A-

Nën ethet e zgjedhjeve bashkiake, kanë filluar edhe thashethemet e para, jo vetëm nga protagonistët, por edhe për protagonistët.

Partia Demokratike është duke ndjekur qasjen e saj për të shkuar drejt 30 qershorit, me ture në çdo qytet e me protesta.

Në kampin tjetër, socialistët janë duke diskutuar mes vetes, se kush bën e kush jo për të drejtuar bashkitë.

Kamera e A2 CNN ju sjell bisedën e ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku me deputetin socialist Sadi Vorpsi në seancën e së enjtes në parlament.

Edhe pse ka pak ditë në qeveri, Balluku duket qartë se është një nga njerëzit më të rëndësishëm në PS, edhe në funksion të zgjedhjeve lokale.

Në bisedën e Whats Up, pasuesja e Damian Gjiknurit duket se nuk ka ndonjë konsideratë të lartë për Kryebashkiakun e Vorës Fiqiri Ismaili me 3 mandate, ndërsa ndalet veçanërisht të Bashkia e Elbasanit.

Zbardhja e bisedës:

Balluku: Po Fiqo o Zot me këtë p***** që po flet (Fiqiri Ismaili –Vorë)

Vorpsi: Ha ha

Balluku: Si do e shkulim nga aty atë p****

Vorpsi: Vështirë, por jo e pamundur. Ishallah po e nxjerrin jashtë me interpretimin e ligjit për tre mandate

Balluku: Po ashtu na dalin dhe tanët

Vorpsi: Nëse Vangjushi dhe Lala (Qazim Sejdini) nuk kandidojnë, nuk ka të tjerë

Balluku: Lala e ka nda mendjen, nuk kandidon. Po vendos Gledin

Vorpsi: Po po, e di

Balluku: Dhe po e bën shumë mirë

Vorpsi: Eshtë djalë super ai

Balluku: Isha dje me Lalën gjithë ditën. I qartë fare. Gledi është fantastik

Vorpsi: Pozitive. Duhet të kishte shkuar në fakt më përpara.

Balluku: Dhe Lala e marketon shumë mirë. E marrin ata, se ka familjen nga Elbasani Gledi.

Vorpsi: E rëndësishme…

Ky është komunikimi jo shumë etik mes brenda maxhorancës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

SR10/02/2019 16:43

Problemi i qiverrise qenka Fiqoja. U paska rene shpirti qe s'paskan per t'u zene as me Qazon e Elbasanit, se paskan gjetur nje kalama komunist asaj nahije qe eshte elbasanlli sic eshte tiranas shoku Vorpsi. Nga ata, per te cilet thoshte i ndjeri Sefer Daja ato vargjet e famshme: Kur e hudh faren e keqe e del i shejton me bisht, nuk paska qelbsine me t'keqe se i tironas kamunist. "Sieneni" i ketyre, A2-sh a c'i thone, u ka bere vec reklame me kaq sa c'u ka nxjerre. U mesuam me keta. Nga njera ane, mire e ka ai qe shkruan "C'keni qe habiteni?". Me keta, asgje s'te habit. Te habisin vetem .oqet e .andarit qe u shkojne pas ka 77 vjet ketyre p...-ve e bijve e bijave te p.-ve (nese do te perdornim fjalet qe i kane perdorur vete).

megi 08/02/2019 17:31

ku eshte problemi ketu se spo kuptoj eshte oki fare qe te keni simpati per dike ... mos beni lajme koti se turp e faqa zez kush ju beson ju se jeni be si ngjyra e logos portokallia 2 shqiptare

Labi08/02/2019 16:45

Pazarlleqe...PAZARLLEQE

t08/02/2019 16:36

moj e shtrige e rames ,me perpara do ikesh ti me gjithe ate deputetin qe nuk di te thote 2 fjale,se sa ai p.... fiqo

tironci08/02/2019 16:07

Balluku ka punsu votavjedhsit ne ministrin ku punon. Ani pse shet pordhe se osht e pa poltizume osht aktive ne zonen e Vores dhe me voraxhit ka mush ministrine.

Shto koment

Denonco