Gjonaj e akuzoi për shantazh, Kryemadhi: Ministrja e ka korrupsionin në shtëpinë e saj

Gjonaj e akuzoi për shantazh, Kryemadhi: Ministrja e ka korrupsionin në shtëpinë e saj

12:19, 08/02/2019
A+ Aa A-

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi iu përgjigj akuzave të Ministrisë së Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila deklaroi dje se po e shantazhon me akuzat e hedhura ndaj bashkëshortit të saj.

Në një prononcim për mediat pas takimit me Ambasadorë të BE, Kryemadhi tha se “Ne nuk e shantazhojmë zonjën Etilda Gjonaj por ajo nuk mund të marrë pozicionin e virgjëreshës kur i dimë shumë mirë të gjithë pozicionet e saj dhe të gjithë kapjen e saj. Nëse një qytetar shqiptar mund të harxhojë vite të tëra për të fituar gjyqin për tu kthyer në vendin e punës, bashkëshorti i Etilda Gjonajt u kthye me një vendim që u bë brenda një jave.Standardet nuk janë të dyfishta.Kemi votuar një reformë në drejtësi dhe duhet të kemi një standard".

Pas arrestimit të 4 ish-zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë të arrestuar për abuzime me tenderat, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, akuzoi në Kuvend Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, se po shantazhon gjyqtarët dhe prokurorët për të ndërhyrë në hetime.

"Ajo mund ta dijë shumë mirë që korrupsionin e ka brenda në shtëpinë e saj. Le ti tregojë shqiptarëve përse është pushuar disa herë burri i saj nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe kush janë lidhjet e bashkëshortit të saj me Elvis Martinaj apo me shumë pika të tjera të basteve.", tha Monika Kryemadhi. 

Nisur nga kjo, Kryemadhi u shpreh se Gjonaj e ka korrupsionin brenda në shtëpinë e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco