Basha në Unazë të re: Projekti ka vdekur, por laraskat ende sillen vërdallë

Basha në Unazë të re: Projekti ka vdekur, por laraskat ende sillen vërdallë

17:37, 06/02/2019
A+ Aa A-

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është bashkuar sonte protestës së banorëve të Unazës së re.

Basha u shpreh se qëndresa e banorëve nxori në pah aferën korruptive me këtë segment.

‘Nëse ju nuk do të kishit qëndruar përballë terrorit dhe do të kishit rënë pre e propagandës dhe mashtrimit të Ramës, jo vetëm shtëpitë tuaja do ishin rrafshuar, por edhe skema e mashtrimi dhe pastrimit të parave, pas të cilës qëndron Edi Rama nuk do të ishte zbuluar.

Respekt dhe mirënjohje për ju’, u shpreh kreu i PD-së Lulzim Basha.

Por Basha u shpreh se Rama nuk ka heqë dorë nga projekti korruptiv, pasi ka marrë kaparin nga firmat që kanë fituar tenderat.

‘Nuk kanë hequr dorë, sepse ky projekt ka vdekur, por nuk duan ta kallin dhe vijnë rreth e qark si minj e laraska sepse kanë marrë kaparin, miliona euro.

Nuk ka shpjegim tjetër përveç kaparit të madh të shefit të madh. Veç ai mund të shkelë ligjin, planin urbanistik, kushtetutën vetëm e vetëm për kaparin.

Sepse nuk mund të bëhet 20 milionë euro, përveç vjedhjes. E njëjta situatë është edhe në Shkozë, është e njëjti projekt dhe janë dy kompani oligarke, njëra që ka marrë koncesionin në jug dhe tjetra ka marrë stadiumin.

Kjo është e vërteta e bëmave të kryeministrit të Shqipërisë, ky nuk është kryeministri i shqiptarëve, por i hajdutëve’, deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë në fjalën e tij në protestën e banorëve të Unazës së re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco