Basha: Shqipëria në krizë të thellë ekonomike. Ulim çmimet e karburanteve

Basha: Shqipëria në krizë të thellë ekonomike. Ulim çmimet e karburanteve

16:57, 06/02/2019
A+ Aa A-

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka vazhduar me takimet e tij në zonën e Vorës.

Gjatë bashkëbisedimeve me qytetarë, kreu i opozitës është shprehur se vendi është përfshirë në një krizë të thellë ekonomike.

‘Mjafton të hysh në dyqan, dhe dëgjon të thonë se nuk ka xhiro, nuk ka lek. Si në një dyqan ku më thanë që nuk kanë lek për një bateri. 1/10 shqiptar ushqehet një herë në ditë, gjysma e shqiptarëve mbahet me 5 mijë lek të vjetra ne ditë’, u shpreh Basha me banorët.

‘Edi Rama bredh nga Berlini tek Sheikët dhe kthehet duke i nxjerrë gjuhën shqiptarëve.

Shumë jeni ndjerë të fyer, të tjerë kanë thënë se dukej si majmun.

Skandali që zbuloi Zëri i Amerikës tregon se Edi Rama nuk është kryeministër i shqiptarëve, por është i oligarkëve, kriminelëve, Bajrëve, Ndokëve, i llumit. Kjo është një qeveri e llumit.

Vendi nuk ka qeveri, por ka një bandë që nuk ka ardhur me vota dhe nuk ka asnjë arsye t’i shërbejë qytetarëve.

Mendon se me banda e krim do të marrë përsëri pushtetin.

PD ka një plan dhe program për nxjerrjen e vendin nga kriza ekonomike me mbështetje të perëndimit.

- Që ditën e parë do të ulim çmimin e naftës më 300 lek për litër.

- Do të ulim çmimin e energjisë për veprimtarinë prodhuese 30-40%, për biznesin e vogël jo më pak se 20%

Me një dorë kanë vjedhur nga energjia 4 milionë e gjysëm euro.

Janë mjaftueshëm për të trefishuar pensionet dhe pesëfishuar ndihmën ekonomike të Bashkisë së Vorës.

Prioriteti ynë është punësimi i të rinjve, këtu në vendin e tyre dhe jo largimi në emigracion’, deklaroi kreu i PD-së, gjatë takimeve me banorët në Vorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco