FOTO/ Tabaku takim me tregtarë: Nuk ka më shitje, qytetarët nuk blejnë

FOTO/ Tabaku takim me tregtarë: Nuk ka më shitje, qytetarët nuk blejnë

16:10, 06/02/2019
A+ Aa A-

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka zhvilluat sot takime me tregtarë në zona të ndryshme të Tiranës.

Sipas Tabakut, bizneset sot nuk kishin nisur ende të shisnin edhe pse ora kishte shkuar 12:00 e mesditës.

‘Një ekonomi e drejtuar për nga konsumi dhe qytetari e jo nga oligarkia është zgjidhja’, shkruan deputetja Jorida Tabaku në postimin e saj në Facebook.

Reagimi i plotë i deputetes, Jorida Tabaku:

Gjatë vizitës së sotme në një numër të madh dhe të shumëllojshëm biznesesh vërejta se shumica e tyre ndonëse ora po afronte 12 nuk kishin nisur ende të bënin shitjet e para.

Qytetarët nuk kanë pare të blejnë produkte, nuk konsumojnë pasi të gjitha të ardhurat u shkojnë në taksa, çmimin e energjisë, tarifën e ujit, kostot e transportit.

Edhe marketet ishin në krizë të thellë sa i takon konsumatorëve, dëshpërimi i tyre qe i madh.

A ka zgjidhje kjo situatë?

Po!

Një ekonomi e drejtuar për nga konsumi dhe qytetari e jo nga oligarkia është zgjidhja.

Përkrah uljes së taksave, uljes së TVSh-së dhe incentivave të bizneseve do të shoqërohet me rritjen e pagave, uljen e çmimeve të energjisë elektrike, karburantit dhe sa e sa të mirave të tjerave që rëndojnë artificialisht kostot e produkteve.

Qytetarët do t’u rikthehen shpenzimeve dhe nuk do t’u mbarojë rroga në ditët e para të muajit.

Ata që nuk e duan konsumin, që duan një individ të varfër, një shqiptar që nuk konsumuan, por që vetëm taksohet për tu pasuruar vetëm lagjja e mazhorancës, janë ata që sot qeverisin. Në 16 shkurt eja në shesh për të protestuar për xhepin tënd.

Eja  në shesh për të protestuar për taksat e larta. Për tarifat e larta. Eja në shesh për një Shqipëri më të mirë dhe për një shqiptar me më pak taksa.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco