‘Rruga e gabuar’ reagon ambasada e SHBA në Tiranë

‘Rruga e gabuar’ reagon ambasada e SHBA në Tiranë

15:57, 06/02/2019
A+ Aa A-

Pas kryerjes së operacionit të koduar si ‘Rruga e gabuar’, ku ku u vunë në prana 32 persona për trafik klandestinësh drejt SHBA dhe Kanadasë, mes të cilëve 1 punonjës policie, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas të tjerë, ka reaguar edhe Ambasada e SHBA-ve në Tiranë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA përgëzon Policinë e Shtetit dhe zyrën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për suksesin e operacionit, ndërsa shprehet se përfshirja e Shërbimit të Sigursë Diplomatike (DSS) dhe dega e zbatimit të ligjit e Departamentit të Shtetit, tregoi mbështetjen për luftën ndaj rrjeteve ndërkombëtare të krimit të organizuar.

‘Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzon Policinë e Shtetit dhe zyrën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për suksesin e operacionit ‘Rruga e Gabuar’ të shtunën e kaluar, i cili solli arrestimin e 32 qytetarëve shqiptarë të përfshirë në kalimin e paligjshëm të njerëzve përtej kufirit dhe prodhimin e dokumenteve të falsifikuara.

Përfshirja e Shërbimit të Sigurisë Diplomatike (DSS), dega e zbatimit të ligjit e Departamentit të Shtetit, tregoi mbështetjen tonë për luftën ndaj rrjeteve ndërkombëtare të krimit të organizuar.

Shërbimi i Sigurisë Diplomatike është i angazhuar për të bashkëpunuar për hetimet penale me Policinë e Shtetit dhe zyrën e Prokurorisë, me qëllim shkatërrimin dhe çmontimin e këtyre rrjeteve’, – thuhet në reagim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco